Kosova
Zvicra ndihmon projektin në Kosovë me 6 milionë euro
Ministri i Ekonomisë dhe Ambientit i Kosovës, Blerim Kuçi së bashku me ambasadorin e Zvicrës në Kosovë, Thomas Kolly dhe kryetarin e Gjakovës, Ardian Gjini kanë nënshkruar marrëveshje për mbështetje në projektin për Përmirësimin e Performancës së Ngrohtores së re në Gjakovë.
Nënshkrimi i kësaj marrëveshje ka për qëllim rehabilitimin e rrjetit të ngrohtores, përmirësimin e efikasitetit energjetik të shpërndarjes, gjithashtu do të bëjë ofrimin e shërbimit të ngrohjes dhe ujit të ngrohtë për spitalin e Gjakovës “Isa Grezda”, si dhe përmes këtij projekti do të bëhet kyçja në rrjetin e ngrohjes për institucionet publike, shkruajnë mediat vendore, përcjell albinfo.ch.
“Është një nga projektet më të rëndësishme në Kosovë i cili do të financohet nga qeveria zvicerane me 5.5 milionë si dhe nga komuna e Gjakovës me shumën 500 mijë euro, prandaj i jemi falënderues qeverisë së Zvicrës për këtë projekt si dhe për projekte të tjera të cilat janë në realizim e sipër”, ka thënë ministri Kuçi.
Ndërsa nga ana e atij ambasadori i Zvicrës në Kosovë, Thomas Kolly u shpreh se ky është një projekti i madh, i rëndësisë së shumëfishtë që ka efekt pozitiv në reduktimin e emetimit të CO2 gjë që do të ndikojë në mirëqenien e të gjithë qytetarëve të komunës së Gjakovës duke përmirësuar kualitetin e ajrit.
“Është kënaqësi të jem këtu me ju, në eventin e parë si ambasador i Zvicrës në Kosovë. Është projekt shumë i mirë dhe është projekt shembull që duhet ndjekur në projektet tjera”, ka thënë ambasadori Kolly.
Ndërkaq kryetari i Gjakovës, Ardian Gjini ka thënë se Ngrohtorja e re e Gjakovës me biomasë është një ndër projektet më të mira që kanë ndodh në Kosovë në fushën energjisë, përmes të cilit do të kemi zgjerimin e rrjetit në veri të qytetit si dhe zgjerimin e rrjetit në spitalin e Gjakovës “Isa Grezda”.
E-Diaspora
-
Vaud: Qeveria emëron Metihe Mehmetin, Drejtoreshë të Përgjithshme të Tatimeve Nga 1 marsi i vitit të ardhshëm, Metihe Mehmeti, 42 vjeçe, do të marrë detyrën e... -
KQZ i aprovon mbi 7000 pako me fletëvotime nga diaspora, i refuzon mbi 2500 tjera -
Brooklyn: Shqiptari nga Kosova humb jetën duke u përpjekur të ndalojë një grabitës -
Berlin
Shpresim Sadiku fiton titullin “Doktor Shkence” në TU Berlin -
KQZ nis vlerësimin e rreth 13 mijë votave të diasporës
Jeta në Austri
-
Vjenë
Orë letrare në Vjenë në shënim të Ditës së Flamurit Lidhja e Shkrimtarëve dhe Krijuesve Shqiptarë në Austri “Aleksandër Moisiu”, në kuadër të festës së 28... -
A do të punonit në Austri për 2200 euro? -
Vjena ul emetimet e CO₂ me gati 6% brenda një viti -
Vjenë
Hapen tregjet e Krishtlindjeve në Vjenë -
Rita Ora gati ta ndezë atmosferën në hapjen e sezonit dimëror në Austri










