Lajme
Zvicra ndihmon Kosovën në luftimin e krimit dhe korrupsionit
Shefi kosovar i akuzës, Aleksandër Lumezi ka marrë mbështetje nga Zvicra në luftimin e krimit dhe korrupsionit
Kryeprokurori i Shtetit të Kosovës, Aleksandër Lumezi falënderoi shtetin e Zvicrës për ndihmën e madhe që i ka dhënë përmirësimit dhe zhvillimit të sistemit të drejtësisë, nëpërmjet ndihmave në kuadër të UNDP-së. Me ndihmat helvetike është avancuar dukshëm sistemit të drejtësisë në Kosovë, e në veçanti efikasitetit të sistemit prokuroria.
Këto deklarata kryeprokurori i Shtetit i bëri sot në takim pune me ambasadorin e Zvicrës në Prishtinë, Jean Hubert Lebet, si dhe përfaqësuesin e Korporatës Zvicerane me seli në Prishtinë, Patrick Ettienne.
Fillimisht Lumezi e falënderoi ambasadorin Lebet për mbështetjen e vazhdueshme që shteti zviceran është duke e dhënë për avancimin e sistemit të drejtësisë në Kosovë, e në veçanti për rritjen e efikasitetit të sistemit prokurorial, konkretisht përmes projektit zviceran, për zhvillim dhe bashkëpunim, i cili projekt implementohet në kuadër të UNDP-së e që mbështet nga agjencioni Danez për zhvillim ndërkombëtar.
Lumezi theksoi se përmes këtij projekti kanë përfituar edhe institucionet zbatuese të ligjit, konkretisht edhe sistemi prokurorial në fushën e ngritjes së kapaciteteve profesionale për ndjekjen, hulumtimin dhe sanksionimin e veprave që ndërlidhen me korrupsionin.
Gjatë këtij takimi, kryeprokurori i Shtetit, Aleksandër Lumezi ka njoftuar ambasadorin Lebet se sfidë kryesore mbetet luftimi i korrupsionit, krimit të organizuar, krimeve ekonomike, terrorizmit dhe krimeve të luftës, si dhe bashkëpunim në mes Prokurorit të Shtetit dhe institucioneve tjera të zbatimit të ligjit, për koordinim të veprimeve për luftimin e këtyre veprave penale.
Ndër të tjera gjatë këtij takimi, kryeprokurori Lumezi dhe ambasadori Lebet kanë diskutuar edhe për ngritjen e kapaciteteve profesionale në sistemin prokurorial lidhur me kryerjen e ekspertizave financiare, ndjekjen e trajnimeve në fushën ekonomiko-financiare, krimeve kibernetike dhe korrupsionit, si dhe ndjekjen e trajnimeve në fushën e bashkëpunimit ndërinstitucional.
Ndërkaq, ambasadori zviceran në Prishtinë, Jean Hubert Lebet i premtoi kryeprokurorit Lumezi mbështetjen e tij dhe të shtetit Zviceran në avancimin e bashkëpunimit në të gjitha çështjet që mund të bashkëpunojnë sistemet prokuroriale të vendit tonë dhe Zvicrës, përmes ambasadës zvicerane në Prishtinë.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 Zëri i saj ndërthur traditën shqiptare me universin bashkëkohor të xhazit. Albinfo.ch shpall Elina Dunin Personalitet... -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan -
Kurti sot, Abdixhiku nesër: takime në Zvicër për të kërkuar votat e mërgatës -
Vonesë në votimin me postë për diasporën -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë










