Shqipëria

Zvicra ndërtoi 560 shtëpi pas tërmetit në Shqipëri si dhe ofroi 1.3 milionë euro

Pas tërmetit shkatërrues në Shqipëri të vitit 2019, Zvicra ishte në mesin e shteteve, të cilat u zotuan se do të ndihmojë në rindërtim.

E sot 2 vjet pas, Ambasada e Zvicrës në Shqipëri ka njoftuar se nga ndihma e popullit dhe Qeverisë zvicerane si rezultat janë:
560 shtëpi të rinovuara
1.3 milion euro të disbursuara
Mbi 90% e përfituesve të kënaqur me procesin dhe me kushtet e jetesës pas granteve.

“Dy vjet pas tërmetit të nëntorit 2019, një pjesë e zotimit tonë zviceran për përpjekjet për rindërtim është kryer me sukses: rinovimi dhe riparimi i shtëpive të dëmtuara në Shijak dhe Kurbin. Të dy bashkitë patën një rol kyç për të luajtur dhe ne u takuam për të diskutuar mbi monitorimin, rezultatet dhe mësimet e nxjerra”, thuhet në njoftimin e Ambasadës së Zvicrës në Shqipëri, ku po ashtu bëhet e ditur se mbështetja zvicerane është pjesë e programit më të gjerë të rinovimit të shtëpive nga qeveria e Shqipërisë.