Lajme
Zvicra ndërmerr më shumë hapa për të lehtësuar mungesën e antibiotikëve
Qeveria zvicerane do të lirojë rezervat e detyrueshme të antibiotikëve oralë që nga 1 marsi, në përgjigje të mungesës akute të disa ilaçeve, përcjell albinfo.ch.
Deri më tani, Zyra Federale për Furnizimin Ekonomik Kombëtar (FONES) ka qenë në gjendje të korrigjojë ndërprerjet e furnizimit duke autorizuar lirimin e përkohshëm të pjesshëm të stoqeve të detyrueshme. Por kjo nuk mjafton më.
Disa antibiotikë – ata të administruar me injeksion ose infuzion – janë mbuluar nga lirimi i rezervave të detyrueshme në fuqi që nga 1 nëntori 2019. Qeveria tani po e shtrin këtë në tableta dhe kapsula që mund të merren nga rezervat në sasi të mëdha.
Të gjitha kompanitë që vendosin një ilaç jetik të listuar në tregun zviceran për herë të parë janë të detyruara me ligj të mbajnë stoqe të detyrueshme.
Zvicra ka përjetuar probleme me furnizimin me antibiotikë në të kaluarën, por situata është përkeqësuar pas pandemisë Covid-19 dhe më pas për shkak të një vale të vazhdueshme infeksionesh, shpjegoi FONES.
Në Zvicër, furnizuesit kryesorë të antibiotikëve oralë janë me burim nga i njëjti prodhues evropian. Duke qenë se prodhuesi po përballet me probleme kapaciteti, ai po racionin antibiotikët që furnizohen në vende të ndryshme, përcjell tutje albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Bern: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë Më 28 mars 2026, në ambientet e Ambasadës së Republikës së Kosovës në Bern, mbahet një... -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi -
Erjon Tasholli, ylli i ardhshëm i futbollit evropian -
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios
Jeta në Austri
-
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ Konferenca “Kosova në BE” në Parlamentin Austriak shënon 27 vjetorin e ndërhyrjes humanitare të NATO-s në... -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë










