Portrete të firmave
Zvicra, model për shkollimin dual në Kosovë
Ambasadori i Kosovës në Zvicër, Mentor Latifi, vizitoi të hënën shkollën zvicerane Benedict në Cyrih.
Gjatë kësaj vizite me drejtuesit e shkollës Benedict, diplomati kosovar ka diskutuar për mundësinë shkëmbimit të përvojave në avancimit të sistemit dual në arsimin dhe aftësimin profesional përmes sistemit zviceran.
Ndërsa, drejtori për investime në këtë shkollë, Arsen Shoshi, tha se interesi i tyre është që të mbështesin çfarëdo nisme për të instaluar sistemin dual zviceran në sistemin e arsimit dhe aftësimit profesional në Kosovë.
“Është ndjenjë tepër e mirë të përcjellim vit pas viti gjenerata të studentëve, të cilët diplomojnë në shkollat tona në Cyrih dhe Lucern, ndërsa edhe më kenaqësi është kur përmenden emra shqiptarë”, thotë Arsen Shoshi, udhëheqës për investime në këtë shkollë në Zvicër.
Ambasadori Latifi në fund falënderoi drejtuesit e shkollës për gatishmërinë e shprehur për të mbështetur zbatimin e arsimit dual në Kosovë.
Po ashtu, shprehu gatishmërinë e tij për identifikimin e pikave të bashkëpunimit në këtë drejtim.
Nga ana tjetër, Arsen Shoshi ka përmendur edhe shkollën e hotelerisë në Lucern B.H.M.S (Business&Hotel Menagement School) që është bërë mjaft atraktive sidomos për studentët e huaj, në mesin e tyre edhe nga Kosova.
Benedict është etabluar tashmë si një institucion arsimor lider me kurse të orientuara drejt praktikës dhe vizionare në fushat e gjuhëve, tregtisë/tregtisë, IT/biznesit dixhital, mjekësisë/ shëndetësi dhe biznes/menaxhim.
«Benedict Schule» në Cyrih ofron po ashtu programe studimi në një spektër të gjerë e në shumë fusha e degë, duke filluar që nga Mjekësia e deri te programet Master dhe Bachelor.
Të ngjashme
Të tjera nga Portrete të firmave
E-Diaspora
-
Zvicër
Forbes prezanton Betim Djambazin, shqiptarin nga Zvicra që po ndërton robotët e së ardhmes Forbes vlerëson Betim Djambazi për inovacionin robotik ETH Zürich... -
Sot dita e tretë e Samitit të Diasporës, ja çfarë përfshin agjenda -
“Zërat e Diasporës” panel i veçantë në kuadër të Samitit të Diasporës Shqiptare -
Aktorja shqiptare Lyra Xhoci pjesë e një seriali në Netflix -
Tedi Papavrami sjell “24 Kapriçot” e Paganinit në TKOBAP
Jeta në Austri
-
22 kompani të shqiptarëve nga Austria marrin pjesë në Samitin e Diasporës në Tiranë Afaristët shqiptarë të udhëhequr nga Yll Blakaj po marrin pjesë në Samitin e IV-të të Diasporës,... -
19 vjeçari që humbi jetën në Austri është nga komuna e Rahovecit -
Bien çmimet në pikat e karburanteve në Austri -
Autopsia zbardh detajet e vrasjes së ish-bashkëshortes në Austri, plagët me thikë shkaktuan vdekjen -
Vjenë: 70 euro gjobë për hedhjen e mbeturinave në rrugë













