Shkurt.ch
Zvicra merr pjesë në ndarjen evropiane të refugjatëve: Do të strehojë 1500 prej tyre
“Një çelës i shpëndarjes është edhe në interesin tonë”, ka thënë ajo. “Duhet të imagjinojmë një situatë kur Zvicra do të përballej papritur me një fluks të madh të refugjatëve, tha Sommaruga
Zvicra ka pranuar të marrë pjesë në “çelësin” e shpërndarjes së 40 mijë refugjatëve që janë paraqitur për azil në Itali dhe në Greqi. Në këtë kontekst, ajo do të pranojë një kontingjent prej maksimalisht 1500 vetash. Kështu është shprehur presidentja e federatës njeherësh ministre e drejtësisë, Simonetta Sommaruga në një konferencë maratonike për shtyp të mbajtur sot në Bernë.
Sommaruga në kuadrin e kësaj konference ka kritikuar politikën evropiane të azilit. Sipas saj “Evropa po paguan për gabimet e bëra në të kaluarën. Ajo nuk posedon instrumentet e nevojshme për gjendje të jashtëzakonshme çfarë është kjo aktualja, ka thënë presidentja veç tjerash.
Duke folur në emrin e Këshillit Federal, Sommaruga është shprehur se qeveria e Zvicrës është e gatshme për një ndarje solidare të refugjatëve brenda Evropës dhe merr pjesë në ndarjen e tillë. “Një çelës i shpëndarjes është edhe në interesin tonë”, ka thënë ajo. “Duhet të imagjinojmë një situatë kur Zvicra do të përballej papritur me një fluks të madh të refugjatëve… Por është po ashtu edhe çështje etike për Zvicrën që të japë kontributin e saj.”
Ndonëse aktualisht Zvicra nuk është e prekur ende nga fluksi i refugjatëve që ka mësyrë Evropë, një mundësi e tillë nuk përjashtohet. Për këtë arsye Këshilli Federal po përgatit një plan për një situatë të tillë. Ndërkaq, as mbyllja e plotë e kufijve dhe as kontrollimi sistematik në kufij nuk kanë arsyetim faktik dhe as mbështetje në ligj, ka thënë më tutje Sommaruga.
Ajo ka thenë se Këshilli Federal të premten paradite është marrë intensivisht me “krizën më të madhe të refugjatëve që nga Lufa e Dytë Botërore”, thuhet në një komunikatë të Zyrës Federale për Migracion. Zgjerimi kaq i madh i kësaj krize ka të bëjë me faktin se as në Siri dhe as në vendet e saj fqinje nuk mund të sigurohet më tutje përkujdesja elementare për refugjatët. Po ashtu edhe Turqia ka arritur në kufijtë e mundësive të saj.
Për të forcuar ndihmën në vendin e ngjarjes, Këshilli Federal ka vendosur të shtojë ndihmën e planifikuar nga 50 në 70 milionë franga.
E-Diaspora
-
Cyrih
Festa e Fitër Bajramit bashkoi besimtarët shqiptarë në Cyrih Besimtarët shqiptarë festojnë Fitër Bajramin në Cyrih me mesazhe paqeje... -
SHBA
Astronomja nga Kosova, Pranvera Hyseni, fiton çmim prestigjioz në SHBA -
Aksidenti tragjik në Vjenë: Kompania e ndërtimit fshin gjurmët pas vdekjes së tre kosovarëve -
Drena Kusari emërohet në një nga pozitat më të larta drejtuese në Microsoft -
Tri vajzat e Kosovës shkëlqyen në Oscars
Jeta në Austri
-
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja Çiklistja, një grua 60-vjeçare austriake pësoi lëndime të rënda dhe u dërgua me ambulancë në Spitalin... -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit -
Aksidenti tragjik në Vjenë: Kompania e ndërtimit fshin gjurmët pas vdekjes së tre kosovarëve -
Austri
“Dëgjova britmat e punëtorëve dhe pastaj sirenat”, si ndodhi aksidenti fatal në Vjenë












