Lajme
Zvicra me fabrikën e parë të energjisë në gaz
Me këtë impiant industrial, energjia elektrike mund të ruhet si gaz në verë për t'u përdorur në dimër kur kërkesa është më e madhe
U inaugurua në Dietikon impianti i parë industrial i Zvicrës për energjinë-gaz. Ai do të hyjë në punë në mes të majit dhe do të jetë në gjendje të furnizojë rreth 18,000 megavat orë (MWh) në vit gaz sintetik të prodhuar nga energjitë e rinovueshme, si dhe kursime të emetimeve të CO2 deri në 5,000 tonë, shkruajnë mediat zvicerane, përcjell albinfo.ch.
Transferet e energjisë
Teknologjia “Power to Gas” bën të mundur ruajtjen e tepricës së energjisë elektrike të prodhuar nga termocentralet diellore, të erës ose hidraulike në formën e metanit (gazit natyror sintetik) ose hidrogjenit. Kur prodhohet më shumë energji elektrike sesa harxhohet, është e mundur të ruhen tepricat në afat të gjatë përmes prodhimit të metanit. Kjo bën të mundur transferimin e sasive të mëdha të energjisë nga burimet e rinovueshme nga rrjeti elektrik në rrjetin e gazit në mënyrë që të arrihet një fleksibilitet më i madh për sa i përket kohës dhe vendit. Fabrika në Dietikon, e cila kushton 14 milionë franga, prodhon gaz nga mbeturinat dhe ujërat e zeza. Ajo menaxhohet nga kompania ndërkomunale Limeco, e cila ka një impiant për trajtimin e ujërave të zeza, një fabrikë për riciklimin e mbetjeve dhe një rrjet të ngrohjes qendrore në luginën e Limmat.
Shndërrimi i elementeve
Me një proces elektrolize, përmes kalimit të rrymës elektrike në ujë, fitohet hidrogjeni (H). Ky nga ana tjetër konvertohet në gaz metan (CH4) në një bioreaktor i cili e kombinon atë me CO2 nga trajtimi i ujërave të zeza. Gazi “i gjelbër” i përftuar në këtë mënyrë, i cili ka të njëjtën përbërje kimike si gazi natyror, futet më pas në rrjetin e furnizimit. Gazi është gjithashtu më i lehtë për t’u ruajtur sesa energjia elektrike.
Ruajtja e energjisë elektrike
Me të ashtuquajturin sistem energji-gaz, energjia elektrike mund të ruhet në formën e gazit në verë për t’u përdorur në dimër, kur kërkesa është më e lartë, shpjegon CEO i Limeco, Patrik Feusi, cituar në një deklaratë për shtyp të lëshuar me rastin e inaugurimit. Nëse ka një tepricë të furnizimit gjatë verës, kur operatori i rrjetit të energjisë elektrike Swissgrid u kërkon pjesëmarrësve të tregut të zvogëlojnë inputin, ai aktualisht ende “digjet” në kullat ftohëse Limeco.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Samiti i Diasporës Shqiptare rikthehet me edicionin e katërt Më 14–15 prill 2026 mbahet Samiti IV i Diasporës Shqiptare... -
Duartrokitet shfaqja e filmit “Shame and Money” të Visar Morinës në Amerikë -
Hamburg
Promovohet libri “Skënderbeu – Një hero arbëror i Evropës” më 7 shkurt në Hamburg -
Diaspora
Diaspora rrit të ardhurat e Kosovës +4% më shumë në vitin 2025 -
Itali
Brilant Milazimi përfaqëson Kosovën në Bienalen e Venecias 2026
Jeta në Austri
-
Hendeku buxhetor i Vjenës për vitin 2025 u reduktua në 2.8 miliardë euro Vjena pret që deficiti buxhetor i vitit 2025 të arrijë në total 2.8 miliardë euro, 1... -
Studimi: Të rinjtë në Austri përdorin më pak mediat sociale, rritet përdorimi i chatbot-eve me inteligjencë artificiale -
Vjena planifikon shtëpi të mbyllura në grup për shkelësit e përsëritur nën moshën 14 vjeç -
Austri
Rinesa Salijaj nga Istogu, kandidate për Asamble Komunale në St.Pölten të Austrisë -
Pranon fajin në tërësi: Tre vjet e gjysmë burg për kosovarin











