CH-Ballkani
Zvicra më e shtrenjta në Evropë, Kosova më e lira
Në Evropë kryeson Zvicra, ndjekur nga Islanda dhe Norvegjia. Kosto më të ulët në Evropë ka Moldavia, Ukraina dhe Kosova
Kosova, Maqedonia dhe Serbia janë vendet që kanë kosto më të ulët jetese në rajon, sipas të dhënave krahasuese që raportohen nga Numbeo.com për 2018.
Mali i Zi, Bosnjë e Hercegovina dhe Shqipëria kanë indeks dukshëm më të lartë, sipas të dhënave të ofruara së fundmi nga “Il Sole 24 Ore”.
Sipas të dhënave të marra në shqyrtim, Shqipëria është vendi i tretë më i shtrenjtë në rajon, ku me kostot më të lira rezulton Prishtina dhe më pas Shkupi. Më e shtrenjta në rajon është Podgorica, me 39.8 pikë përllogaritje të indeksit, ndjek Sarajeva me 37.9, Tirana me 37.33, Serbia me 36.6, Shkupi me 34.7 dhe Prishtina e fundit, më e lira me 26.2, shkruan ‘monitor’.
Sipas publikimit të tremujorit ë parë të 2018, Tirana rezulton më e shtrenjtë se sa Beogradi, duke u renditur kështu në tre qytetet më të shtrenjtë në Ballkan, përcjell albinfo.ch.
Në Evropë, kryeson Zvicra, ndjekur nga Islanda dhe Norvegjia. Kosto më të ulët në Evropë ka Moldavia, Ukraina dhe Kosova.
Çmimet e kategorive të marra në konsideratë: çmimet ushqimore, restorantet, transporti dhe shërbime të ndryshme.
Numeo.com ka marrë në studim 540 qytete botërore, ku ka analizuar kostot e tyre të jetesës për 2018.
Indeksi i kostos së jetesës nga Numbeo është një tregues relativ i çmimeve të mallrave të konsumit, duke përfshirë ushqimet, restorantet, transportin dhe shërbimet. Indeksi nuk përfshin shpenzimet e akomodimit si qiraja ose kredia.
Përllogaritja e pikësimit të indeksit bëhet në raport me Nju Jork (SHBA). Që do të thotë se për Nju Jorku, çdo indeks duhet të jetë 100 (%). Nëse një qytet tjetër ka, për shembull, indeksin e qirasë prej 120, kjo do të thotë që mesatarisht në atë qiratë qyteti janë 20% më shtrenjtë se në Nju Jorku. Nëse një qytet ka indeks të qirasë prej 70, kjo do të thotë në një mesatare se qiratë në atë qytet janë 30% më pak të shtrenjtë se në Nju Jork.
Të ngjashme
Të tjera nga CH-Ballkani
E-Diaspora
-
Fjolla dhe Ardiana prezantojnë “Vajzë”, një urë mes Kosovës dhe Zvicrës “Vajzë”: Moda si urë mes kulturave... -
USA
Kur ëndrrat nuk njohin kufij, rrugëtimi akademik i Albulena Ukës -
Në Stokholm, Lea Ypi sjell rrëfimin e ri mbi lirinë dhe identitetin shqiptar -
Në Berlin u prezantua romani “ë” i autores Jehona Kicaj -
Marigona nis postdoktoraturën si Fulbright Visiting Scholar në Los Angeles
Jeta në Austri
-
Rita Ora gati ta ndezë atmosferën në hapjen e sezonit dimëror në Austri Rita Ora gati për skenën e madhe në Alpet austriake... -
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë -
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa -
Çmimet e shtëpive familjare në Austri rriten me 2.2% në fillim të vitit 2025 -
Kërkesat për azil në Austri bien me 32% në vitin 2025










