Lajme
Zvicra më e prekur nga ndryshimet klimatike se sa pritej
Sipas skenarëve të rinj klimatike zvicerane të publikuara të martën, klima në Zvicër po bëhet më e ngrohtë, më e thatë dhe më e paparashikueshme. Raporti sugjeron se rritja e temperaturave mund të jetë edhe më e madhe se sa ishte parashikuar më parë.
Krahasuar me ngrohjen mesatare globale, ndryshimet klimatike janë më të theksuara në Zvicër, sipas një deklarate të përbashkët nga MeteoSwiss dhe ETH Zürich. Ndërsa temperatura globale është rritur me 1.3 gradë Celsius, ngrohja në Zvicër ka arritur tashmë 2.9 gradë Celsius krahasuar me periudhën para-industriale.
Pse Zvicra po ngrohet më shpejt se pjesa tjetër e botës?
Sipas llogaritjeve të studiuesve, në një botë ku ngrohja globale arrin 1.5 gradë Celsius, Zvicra do të përjetojë një rritje prej 2.9 gradësh. Kjo rritje mund të arrijë deri në 4.9 gradë nëse temperatura e planetit rritet me 3 gradë. Këto shifra përfaqësojnë një rritje prej 10 deri në 15% krahasuar me skenarët e mëparshëm klimatike të vitit 2018.
Raporti paralajmëron se kjo ngrohje do të sjellë më shumë valë të nxehtësisë, thatësira, reshje më të mëdha dhe më pak borë.
Thatësirat do të bëhen më të shpeshta
Sipas një raporti të prezantuar në Bernë, periudha të thatësirës pritet të bëhen më të shpeshta në të ardhmen. Analiza e RTS tregon se temperaturat aktuale në Zvicër janë të ngjashme me ato që regjistroheshin disa dekada më parë shumë më në jug të Evropës. Për shembull, Gjeneva ka temperatura të ngjashme me Veriun e Italisë, Parisi me Tuluzën dhe Londra me rajonin e Bordosë.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Një urë mes rrënjëve dhe integrimit, një shtëpi e përbashkët e besimit dhe kulturës Nga hapja solemne e Xhamisë Shqiptare në Tafers – Friburg... -
Melisa Leka, shkëlqen në serialin ndërkombëtar “Dark Side of the Ring” -
Libri i Mira Kazhanit promovohet në Gjermani -
Fjolla dhe Ardiana prezantojnë “Vajzë”, një urë mes Kosovës dhe Zvicrës -
USA
Kur ëndrrat nuk njohin kufij, rrugëtimi akademik i Albulena Ukës
Jeta në Austri
-
Vjenë
Hapen tregjet e Krishtlindjeve në Vjenë Tregjet e Krishtlindjeve në Schönbrunn, Floridsdorf dhe Favoriten janë hapur tashmë. Sot, hapet edhe tregu i Krishtlindjeve... -
Rita Ora gati ta ndezë atmosferën në hapjen e sezonit dimëror në Austri -
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë -
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa -
Çmimet e shtëpive familjare në Austri rriten me 2.2% në fillim të vitit 2025










