Lajme
Zvicra mbyll centralin bërthamor Mühleberg
Me shkyçjen e KKW Mühleberg, prodhimi i energjisë elektrike të BKW zvogëlohet për një të katërtën ndërsa në Kantonin e Bernës, për një të dytën

Centrali bërthamor për prodhimin e energjisë elektrike Mühleberg që ndodhet në perëndim të Bernës është mbyllur përfundimisht sot, në orën 12.30, shkruan srf.ch.
Mbyllja është bërë 47 vite pas ndërtimit të tij, ghegjësisht fillimit të prodhimit të energjisë elektrike.
Me mbylljen e këtij centrali, operatori BKW (ndërmarrje ndërkombëtare për prodhimin e energjisë, me seli në Bernë) është duke bërë punë prej pionier në këtë fushë, ka thënë shefja e BKW, Suzana Thoma sot para mediave në Mühleberg.
“Punë pionieri” në këtë kontekst thuhet për shkakun se është hera e parë në Zvicër që një central bërthamor po çmontohet, transmeton albinfo.ch. Sigurisht, shikuar globalisht, ka shumë centrale të tilla që janë çmontuar ose po çmontohen dhe nga ana teknike nuk është sfidë e panjohur.
Sidoqoftë, mbyllja gjegjësisht çmontimi i centralit Mühleberg është një sfidë dhe punë prej pionieri jo vetëm për BKW por dhe për administratën dhe për autoritetet, ka thënë më tutje Thoma.
Me shkyçjen e KKW Mühleberg, prodhimi i energjisë elektrike të BKW zvogëlohet për një të katërtën ndërsa në Kantonin e Bernës, për një të dytën.
E-Diaspora
-
Me helikopterë privatë nga Zvicra në Shqipëri dhe Kosovë Pas muajsh përgatitje filloi aventura unike me tre helikopterë privatë, me një synim të veçantë: të...
-
AES fuqizon rolin e diasporës në teknologji dhe siguri
-
Gati 1 milion pasagjerë vetëm në muajin qershor, në Aeroportin e Tiranës
-
VLEN: Deklarata e Ali Ahmetit për regjistrimin është skandal, mërgata meriton përgjigje
-
Gjermani: Mërgimtari keqtrajton 17 vjeçaren nga Kosova
Jeta në Austri
-
Austria pritet të përballet me një valë të nxehti Pasi pjesa më e madhe e Evropës ka qenë në vapë të madhe, Austria është gati...
-
Austri: Prej 1 korrikut, kosto më të larta për këto shërbime
-
Austria do dyfishojë fondet për shëndetin mendor në shkolla pas tragjedisë në Graz
-
Rritje e interesimit për studimet mjekësore në Austri
-
Zjarr i madh në impiantin e riciklimit në Tirolin Lindor