Lajme
Zvicra mbetet e njohur për start-up-et e huaja
Zvicra vazhdon të jetë një magnet për kompanitë e huaja, duke përfshirë edhe bizneset e reja: pjesa e këtyre të fundit është rritur nga 35 për qind në 2021, në 40 për qind në 2022, sipas StartUps, një organizatë zvicerane që ndihmon sipërmarrësit e rinj të krijojnë kompanitë e tyre, përcjell albinfo.ch.
“Kjo rritje e konsiderueshme shpjegohet pa dyshim me faktin se ekonomia zvicerane u rikuperua shpejt dhe mirë pas pandemisë, veçanërisht nëse krahasohet me vendet e tjera”, tha zëdhënësi i StartUps, Mattia Piccoli.
Rajoni që ka përjetuar evolucionin më të fortë për sa u përket startup-eve të huaja është zona e Cyrihut, ku u krijuan më shumë biznese të reja sesa gjetkë në Zvicër.
Sa u përket industrive, “sektorët e tregtisë, IT dhe artizanat kanë përjetuar rritjen më të fortë”, sipas Piccoli.
E-Diaspora
-
Studentët e Fakultetit të Arteve përfaqësojnë Kosovën në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit në Oberhausen Filmi i shkurtër “Prej 6-ve në 5” është përzgjedhur në garën ndërkombëtare të edicionit të 72-të... -
Komedia “Ne dhe Ata” në Bernë: humor dhe reflektim mbi jetën në diasporë -
SHBA
Shqiptarja nga Kosova pranohet në një nga specializimet më konkurruese në SHBA -
Gjermani
Lionela Jakaj në finalen e “The Voice Kids”, 14-vjeçarja shqiptare synon fitoren në Austri -
Suedi
Muaji i Frankofonisë në Stokholm shënohet me aktivitete kulturore nga Ambasada e Kosovës
Jeta në Austri
-
Udhëheqësit austriakë shtyjnë përpara reformën në shëndetësi Austria përshpejton bisedimet për reformën shëndetësore, duke synuar një drejtim të unifikuar të pacientëve dhe një... -
Gjermani
Lionela Jakaj në finalen e “The Voice Kids”, 14-vjeçarja shqiptare synon fitoren në Austri -
Afër Pashkëve, 8,300 lepuj ngordhin në trafikun rrugor në Austrinë e Poshtme -
Edhe Austria ndalon Rrjetet Sociale për fëmijët nën 14 vjeç -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“













