Shqipëria
Zvicra mbështet rritjen e transparencës në Kuvendin e Shqipërisë
Kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi, zhvilloi sot një takim me ambasadoren e Zvicrës në Shqipëri, Ruth Huber, ku në fokus të bisedimeve ishte forcimi i transparencës dhe afrimi i institucionit me qytetarët.
Gjatë takimit u theksua rëndësia e iniciativave që synojnë të rrisin pjesëmarrjen qytetare, siç është krijimi i një qendre të re për vizitorë — me qëllim informimin dhe përfshirjen e nxënësve e studentëve në jetën parlamentare. Po ashtu, u diskutua edhe për studimin e instrumentit të Referendumit, një model i suksesshëm në Zvicër që nxit demokracinë pjesëmarrëse.
Pjesë e bisedimeve ishte edhe zgjerimi i partneritetit ndërmjet parlamenteve të dy vendeve, me qëllim shkëmbimin e përvojave dhe forcimin e bashkëpunimit institucional.
Ambasada e Zvicrës nënvizoi se mbështetja e saj do të fokusohet në tre fusha kryesore: rritjen e transparencës, përmirësimin e procesit ligjvënës dhe forcimin e funksionit mbikëqyrës të Kuvendit.
E-Diaspora
-
Emigruan për një jetë më të mirë, familja shqiptare fle në rrugët e Francës Katër fëmijë në rrugë: drama e një familjeje shqiptare në Francë... -
Dr. Përparim Limani në krye të Kirurgjisë Onkologjike në Aarau -
Diaspora ka dërguar 310 milionë euro në Maqedoninë e Veriut gjatë vitit të kaluar -
Merita Pinta, një zonjë e fortë, me shumë merita -
Majorja e Policisë së Kosovës diplomon nga Akademia Kombëtare e FBI-së
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë










