Zhvillim
Zvicra mbështet punësimin në sektorin privat në Kosovë
Ministrja e Tregtisë dhe Industrisë, Hykmete Bajrami, priti në takim menaxheren e projektit të SDC (DEZA)- Promovimi i punësimit në sektorin privat
Ministrja e Tregtisë dhe Industrisë, Hykmete Bajrami takoi menaxheren e Projektit – Promovimi i punësimit në sektorin privat – PPSE Sigrid Meije, zbatimin e të cilit e bën konsorciumi në përbërje: “Swisscontact”, “Instituti Riinvest” dhe “PEM Consult”, që është përzgjedhur nga Zyra Zvicerane për Bashkëpunim në Kosovë, njoftohet në një komunikatë shtypi të Ministrisë së përmendur.
Projekti synon rritjen e produktivitetit, gjenerimin e të hyrave shtesë dhe punësim nga Ndërmarrjet e vogla dhe të mesme (NVM) në sektorët e përzgjedhur, duke u mundësuar kështu ofruesve të shërbimeve që të përmirësojnë shërbimet e tyre kurse prodhuesve që ta përmirësojnë cilësinë e produkteve vendore.
Mes të tjerash në këtë takim, u diskutua edhe për ndihmën që mund të jap ky projekt në anëtarësimin e Kosovës në Organizatën Botërore të Tregtisë, Organizatën Botërore të Turizmit si dhe institucione tjera ndërkombëtare, mundësi të shumta për bashkëpunim me qëllim të promovimit të produkteve vendore, gjithmonë për të rritur konceptin zingjiror të vlerës apo kualitetit të shërbimeve dhe produkteve të ofruara nga kompanitë vendore, thuhet në përfundim të komunikatës.
E-Diaspora
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmomë o vëlla se vdiqa”... -
Vdekja e 19 vjeçarit shqiptar në Londër në vendin e punës, reagon familja e tij -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Granit Xhaka rrëfen sakrificat e familjes, -
Itali
Përplasje fatale në Itali: 30-vjeçari shqiptar qëllohet për vdekje pas një sherri
Jeta në Austri
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmomë o vëlla se vdiqa”... -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit











