Lajme
Zvicra mbështet krijimin e një gjykate speciale për Ukrainën
Ignazio Cassis ka mbështetur thirrjet për një tribunali për "krimet e agresionit" rus në Ukrainë
Ministri i Jashtëm zviceran, Ignazio Cassis, ka mbështetur thirrjet në rritje në OKB për ngritjen e një tribunali për të hetuar “krimet e agresionit” rus në Ukrainë, përcjell albinfo.ch.
Zvicra mbështet idenë e një gjykate speciale për krimin e agresionit kundër Ukrainës, deklaroi të martën në Nju-Jork ministri i Jashtëm zviceran, Ignazio Cassis. Ai mori pjesë në një shkëmbim në Gjykatën Penale Ndërkombëtare (ICC), në margjinat e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së.
ICC ka lëshuar një urdhër arresti për presidentin rus, Vladimir Putin, për “deportimin e paligjshëm” të mijëra fëmijëve ukrainas që nga pushtimi i Ukrainës në shkurt 2022, por nuk ka juridiksion për të hetuar krimin e agresionit në Ukrainë. Kjo është arsyeja pse në mesin e diplomatëve po qarkullon ideja për ngritjen e një gjykate speciale të OKB-së.
Cassis saktësoi se një gjykatë e tillë speciale duhet të krijohet brenda kornizës shumëpalëshe dhe me mbështetje të balancuar ndërkombëtare.
Presidenti zviceran, Alain Berset, kishte kritikuar më herët Rusinë në fjalimin e tij në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së. “Duke nisur një luftë agresioni kundër Ukrainës, Federata Ruse jo vetëm që ka sulmuar një vend paqësor, por edhe ligjin ndërkombëtar dhe multilateralizmin”, tha ai.
Kreu i Departamentit Federal të Brendshëm shprehu keqardhjen që ky agresion ishte vepër e një anëtari të përhershëm të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, organ i cili, sipas statutit të Kombeve të Bashkuara, është “përgjegjës për ruajtjen e paqes botërore dhe sigurisë ndërkombëtare”.
Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, do t’i drejtohet Këshillit të Sigurimit të OKB-së të mërkurën për herë të parë që nga fillimi i luftës. Takimi po zhvillohet në nivelin më të lartë dhe pritet të flasin shumë liderë.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Dr. Përparim Limani në krye të Kirurgjisë Onkologjike në Aarau Një profil i lartë shkencor dhe klinik, që nga laboratorët e Cyrihut e deri te udhëheqja... -
Diaspora ka dërguar 310 milionë euro në Maqedoninë e Veriut gjatë vitit të kaluar -
Merita Pinta, një zonjë e fortë, me shumë merita -
Majorja e Policisë së Kosovës diplomon nga Akademia Kombëtare e FBI-së -
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë










