Lajme
Zvicra mbështet barazinë gjinore në Kosovë
LOGOS-i për komunat partnere të Kosovës Jug -Lindore ka ndarë 63 mijë euro, ku secila komunë ka përfituar nga një grand prej 7 mijë euro
Projekti Zvicër – Kosovë, për qeverisje lokale dhe decentralizim, LOGOS, që implemntohet nga Fondacioni “Helvetas –Intercooperation” dhe financohet nga Qeveria e Zvicrës, të mërkurën në Gjilan, ka nënshkruar marrëveshjen e financimit të nëntë projekteve për barazi gjinore si dhe ka prezantuar nëntë projekte për mbështetje të Zyrave të Informimit Publik, për nëntë komuna të Kosovës Jug–Lindore, Kamenicë, Novobërdë, Ranillug, Partesh, Kllokot, Viti, Kaçanik, Hani i Elezit dhe Shterpce.
Në kuadër të marrëveshjeve të financimit për projektet e barazisë gjinore, projekti LOGOS, për komunat partnere të Kosovës Jug -Lindore ka ndarë 63 mijë euro, ku secila komunë ka përfituar nga një grand prej 7 mijë euro, njofton portali 2lonline.
Kurse, për projektet në mbështetje të zyrave të informimit publik, janë ndarë 18 mijë euro, ku secila komunë ka përfituar nga një grand prej 2 mijë euro. Projektet që kanë të bëjnë me barazinë gjinore do të implementohen nga zyrat komunale të barazisë gjinore si dhe OJQ-të lokale, kurse projektet për mbështetje të zyrave të informimit publik do të implemntohen nga vetë zyrat komunale për informim dhe marrëdhënie me publikun.
Koordinatori i projektit LOGOS, Norbert Piljs, ka thënë se, qeveria zvicerane është e interesuar që fondet e saja ti shpenzoi për zhvillimin e demokracisë lokale dhe në këtë drejtim projekti LOGOS, mbështet projektet që kanë të bëjnë me avancimin e punës së zyrave për informim publik dhe zyrat për barazi gjinore.
Merita Barileve, zyrtare për projekte në projektin LOGOS ka thënë se Projekti LOGOS, një vëmendje të veçantë i ka kushtuar edhe barazisë gjinore dhe për këtë qëllim janë ndarë 63 mijë euro ku secila komunë ka përfituar nga një projekt në vlerë prej 7 mijë euro.
Ibadete Hyseni, zyrtare për barazi gjinore në Viti, ka thënë se përmes fondit nga projekti LOGOS, zyra për barazi gjinore në Viti do të implementoi projektin që ka të bëjë me promovimin e ligjit për barazi gjinore dhe inicimin e procesit të implementimit të perspektivës gjinore përmes politikave buxhetore të komunës.
Kurse Bashkim Sopa, zyrtar për informim publik i komunës së Hanit të Elezit, ka thënë se përmes mbështetjes që i ka dhënë projekti LOGOS, zyrave për informim publik po fuqizohet puna e tyre.
E-Diaspora
-
Spanjë
Orkestra “Amadeus” triumfon në Spanjë, fiton çmimin kryesor “Grand Prix” Orkestra e Fëmijëve dhe të Rinjve “Amadeus” ka shënuar një sukses të jashtëzakonshëm në arenën ndërkombëtare,... -
Londër
Hapet shkolla e dytë shqipe në Manchester -
Presidentja Osmani i ndan mirënjohje gazetarit veteran, Rexhep Rifati -
Winterthur
“Ne dhe Ata” sonte në Winterthur, komedia që prek realitetin e mërgatës -
Ramë Lahaj: Mërgata jonë është pasqyra më e mirë e identitetit tonë
Jeta në Austri
-
Afër Pashkëve, 8,300 lepuj ngordhin në trafikun rrugor në Austrinë e Poshtme Rreth Pashkëve, sezoni i çiftëzimit të lepujve arrin kulmin. Në këtë fazë veçanërisht aktive, trafiku rrugor... -
Edhe Austria ndalon Rrjetet Sociale për fëmijët nën 14 vjeç -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik












