Lajme
Zvicra mbështet aspiratën e Kosovës për t’u anëtarësuar në Këshillin e Evropës

Në Bernë, kryeqytetin e Zvicrës, Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, u mirëprit në takim dypalësh nga Presidenti i Konfederatës zvicerane, Alain Berset.
Marrëdhëniet ndërshtetërore, afërsia mes popujve, bashkëpunimi bilateral, shkëmbimet tregtare dhe zhvillimet e fundit ishte temat qendrore të këtij takimi.
“Zvicra është vendi i dytë për nga investimet direkte në Kosovë. Vitin e kaluar ato ishin rritur për 1/3, ndërkohë që edhe shkëmbimet tregtare kanë shënuar trend pozitiv, sidomos në sektorin e Teknologjisë së Informacionit”, thuhet në njoftimin e Zyrës së Kryeministrit.
Kryeministri Kurti shprehu mirënjohjen e tij të thellë për mbështetjen e Zvicrës në çdo etapë të rezistencës, çlirimit, pavarësimit, shtetndërtimit e zhvillimit, si një nga vendet e para që e njohën Kosovën.
“Ajo edhe sot vazhdon të përkrahë shtetin e Kosovës, përfshirë në arenën ndërkombëtare, siç u dëshmua edhe me mbështetjen për aplikimin e Kosovës për anëtarësim në Këshillin e Evropës. Ai falënderoi Zvicrën edhe për rolin e saj në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë, përmes misionit të Swisscoy, në kuadër të KFOR-it, të cilit së fundi i është vazhduar mandati deri në vitin 2026”, citohet të thotë Kurti.
Më tej, kryeministrin Kurti e njoftoi presidentin Berset për zhvillimet e fundit në vend, raportet me Serbinë dhe procesin e dialogut, për rezultatet e deritanishme të qeverisjes, politikat prioritare dhe për progresin e shënuar në rrafshin ekonomik, demokratik dhe të luftimit të korrupsionit, sikurse është evidentuar edhe nga raporte kredibile ndërkombëtare për dy vjet rresht.
Në mesin e politikave zhvillimore në të cilat shteti i Zvicrës ka luajtur një rol të rëndësishëm pozitiv, kryeministri Kurti veçoi atë të arsimit dual, i cili këtë vit akademik do të zgjerohet në gjithsej 12 profile të ndryshme, në 13 komuna dhe 21 shkolla profesionale dhe përmes së cilit synohet që të bëhet lidhja ndërmjet arsimit profesional dhe tregut të punës, përcjell albinfo.ch.
Të dy folën për mundësitë në fushat me potencial për bashkëpunim më të thelluar dhe për marrëveshje të reja që e shtojnë atë, në veçanti në kuadër të EFTA-s.
Në takim, kryeministri Kurti ishte i shoqëruar nga Ambasadori i Kosovës në Zvicër, Sami Ukelli dhe ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku.
Zvicra mbështet aspiratën e Kosovës për t’u anëtarësuar në Këshillin e Evropës, veçanërisht pasi kjo do t’u mundësonte të gjithë banorëve të vendit – përfshirë anëtarët e pakicës serbe dhe komuniteteve të tjera – të kenë qasje në Gjykatën Evropiane për të Drejtat e Njeriut. Z. Berset theksoi rëndësinë që Zvicra i jep një rajoni të qëndrueshëm dhe të begatë të Ballkanit Perëndimor. Marrëdhëniet dypalëshe ndërmjet Zvicrës dhe Kosovës janë zhvilluar në aspektin ekonomik, por potenciali i mëtejshëm mbetet. Siguria juridike dhe zbutja e tensioneve në rajon janë të rëndësishme në këtë drejtim, përcjell albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Urime për fillimin e vitit të ri shkollor në Zvicër! Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Bernë përcjell urimet më të përzemërta dhe mirënjohjen e thellë...
-
Dr. Naim Azemaj hap një ordinancë me fokus në parandalimin e sëmundjeve
-
Genti Martinaj, shembull i frymëzimit për të gjithë të rinjtë shqiptarë
-
Gjeneva dhe Brukseli do të marshojnë së bashku për drejtësi më 30 gusht
-
Kupa e Zvicrës: A do të shkruajë histori FC Dardania Lausanne kundër Servette?
Jeta në Austri
-
Studimi: Migrantët në Austri kanë më pak qëndrime në spital, më shumë kthime Një studim tregon se migrantët në Austri i përdorin spitalet më pak, por përballen me norma...
-
Ndërtimi i vendbanimeve në Austri ngadalësohet, subvencionet ulen
-
Kërkohen rregulla të njëjta sigurimi për mjekët në të gjithë Austrinë
-
Studimi: 49.7% e fëmijëve austriakë ndihen nën presion për përsosmëri
-
Austria nga alarmin për rrezik nga zjarret në pyje në disa rajone