Lajme
Zvicra mbajti një minutë heshtje për mbi 9.000 viktimat e koronavirusit
Presidenti Parmelin: "Ky akt ka për qëllim përkujtimin e viktimave të pandemisë. "Dhe në të njëjtën kohë është i drejtuar si mirënjohje për të gjithë ata që bënë sakrifica personale për të kapërcyer krizën"
Ashtu siç ishte paralajmëruar, në orën 11:59, Zvicra mbajti një minutë heshtje për viktimat e pandemisë.
Deri më tani, kjo pandemi u ka kushtuar me jetë mbi 9,000 njerëzve në Zvicër.
Veç tyre, “shumë njerëz të sëmurë vuajnë nga efekte afatgjata. Ndërsa mijëra të tjerë kanë humbur vendet e tyre të punës dhe ndonjëherë edhe shpresën”, thuhet në mesazhin e Presidentit Federal, Guy Parmelin, i cili kishte shpallur minutën e heshtjes javën e kaluar, shkruajnë mediat zvicerane.
Ky akt ka për qëllim përkujtimin e viktimave të pandemisë. “Dhe në të njëjtën kohë është i drejtuar si mirënjohje për të gjithë ata që bënë sakrifica personale për të kapërcyer krizën”, ka thënë Presidenti Federal Guy Parmelin, transmeton albinfo.ch. Ai ka shtuar më tej se dëshiron të ftojë të gjithë banorët e Zvicrës “të bëjnë një moment reflektimi”.
Pas një minutë heshtje, të tri kishat vendore kanë aktivizuar këmbanat, në orën 12 të mesditës.
E-Diaspora
-
Amerikë/Shqipëri
Talent shqiptar nga Amerika që po sjell ventrilokizmin në skenën shqiptare Nikolas Bushi, artisti nga diaspora që promovon ventrilokizmin... -
Mynih
Zamira Gashi, juristja shqiptare që po ndërton karrierë të suksesshme në Mynih -
Orë letrare në Cyrih për Ditën e Pavarësisë së Kosovës -
RAI Calabria i jep zë identitetit arbëresh përmes dokumentarëve -
Samiti i Diasporës Shqiptare rikthehet me edicionin e katërt
Jeta në Austri
-
Austri: Këto cigare po bëhen më të shtrenjta Në shkurt, qeveria do të heqë taksën e duhanit. Disa çmime u rritën që në janar,... -
Hendeku buxhetor i Vjenës për vitin 2025 u reduktua në 2.8 miliardë euro -
Studimi: Të rinjtë në Austri përdorin më pak mediat sociale, rritet përdorimi i chatbot-eve me inteligjencë artificiale -
Vjena planifikon shtëpi të mbyllura në grup për shkelësit e përsëritur nën moshën 14 vjeç -
Austri
Rinesa Salijaj nga Istogu, kandidate për Asamble Komunale në St.Pölten të Austrisë












