Futboll
Zvicra luan ndaj Bjellorusisë në Novi Sad, fokusi te Granit Xhaka
Lojtarët e Zvicrës kanë mbërritur mbrëma në Beograd. Arritja e lojtarëve të Zvicrës ishte e qetë dhe efikase, para përballjes me Bjellorusinë për kualifikimet e “Euro 2024”, përcjell albinfo.ch.
Vlen të theksohet se në dalje të aeroportit të Beogradit, një njësi speciale e policisë serbe, me mbështetjen e disa policëve zviceranë, mbronin delegacionin e Zvicrës, shkruan Blick.
Në fokus të kësaj ndeshje është kapiteni i Zvicrës, Granit Xhaka, shkaku që ndeshja luhet në Novi Sad të Serbisë. UEFA nuk po e lejon Bjellorusinë t’i zhvillojë ndeshjet vendas në Minsk për shkak të mbështetjes që i ka dhënë pushtimit rus të Ukrainës.
Dhe për ta bërë më të nxehtë para-ndeshjen është përkujdesur gruaja e Granitit, Leonita. Ajo ka postuar në Instagram festimin me shqiponjën dykrenare të burrit të saj në Kupën e Botës 2018, kur Zvicra pati eliminuar Serbinë në fazën e grupeve.
Është vetëm një nga arsyet pse Graniti u pa nervoz pas aterimit në aeroportin e Beogradit. Një faktor tjetër është edhe Kupa e Botës në Katar në dhjetor të vitit të kaluar. Xhaka ishte në qendër të vëmendjes edhe në atë ndeshje, për shkak të përleshjeve me disa lojtarë serbë.
Për këtë arsye, Federata zvicerane ka qenë e vetëdijshme për një kohë të gjatë se Xhaka, si një figurë stimuluese për serbët, ka nevojë për mbrojtje të veçantë. Në aeroportin e Beogradit, megjithatë, të gjithë frikat zhduken shpejt. Përveç disa gazetarëve nga Zvicra, askush nuk është interesuar për helvetikët atë mbrëmje.
Ndaj Bjellorusisë do të mungojë Xherdan Shaqiri për shkak të lëndimit.
Zvicra, përveç Bjellorusisë, në grupin kualifikues e ka edhe Kosovën, Izraelin, Rumaninë dhe Andorran.
Sfida mes Bjellorusisë dhe Zvicrës pritet të nisë sot nga ora 18:00.
E-Diaspora
-
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios E reja kosovare përfundon me sukses studimet në Universitetin e Tokios, duke u shndërruar në një... -
Gjermani
I jepet sot lamtumira e fundit 17-vjeçarit nga Kosova që vdiq pas aksidentit në Gjermani -
Londër
Kushtet e pasigurta të punës, shkaku kryesor i vdekjes së 19-vjeçarit shqiptar në Angli -
Erdhi për pushime në Kosovë, mërgimtari vritet nga e dashura -
Gjermani
Gjermani: Ndërron jetë 3-vjeçari nga Kosova pas rënies në lum
Jeta në Austri
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmomë o vëlla se vdiqa”... -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit









