Kosova

Zvicra lehtëson shërbimet e postës në Kosovë me ndihmen e saj

Ndihma e radhës e Zvicrës ka për të lehtësuar shërbimet e postës së Kosovës, sidomos për viset rurale.

Ambasada Zvicerane në Kosovë përmes një njoftimi në rrjetin social Facebook ka bërë të ditur që tash e tutje do të ketë pajisje për postë edhe nëpër viset rurale.

“Qasja në të gjitha shërbimet e Postës së Kosovës tani do të jetë më e lehtë për qytetarët që jetojnë në zona më të thella rurale në të cilat një Zyrë Postare nuk ekziston. Në këtë kohë delikate me pandeminë Covid-19, një kontribut zviceran për blerjen e pajisjeve përkatëse ka mundësuar fillimin e shërbimeve postare me celular, duke afruar shërbimet më afër popullatës dhe duke lehtësuar transaksionet pa ndonjë shpenzim shtesë të udhëtimit.”

https://www.facebook.com/SwissEmbassyPristina/posts/3304052152946545