Zhvillim
Zvicra konfirmon ndihmë Maqedonisë deri më 2016
Promovohet Strategjia për Bashkëpunim të Zvicrës me Maqedoninë për periudhën 2013-2016. Investimi zviceran parashikon tri fusha: demokraci, ekonomi dhe ujëra
Nën organizimin e Ambasadës së Zvicrës dhe Zyrës Zvicerane për Bashkëpunim, të enjten në Shkup u promovua Strategjisë për Bashkëpunim të Zvicrës me Maqedoninë për periudhën 2013-2016. Ceremonia u mbajt në rezidencën zvicerane në Shkup, ku morën pjesë edhe përfaqësuesit e institucioneve të Maqedonisë
Ministri i Mjedisit jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Abdilaqim Ademi, i cili e vlerësoi lartë angazhimin e qeverisë zvicerane për zhvillimin e Maqedonisë.
Prej pavarësisë së saj dhe gjatë tranzicionit të Maqedonisë drejtë demokracisë pluraliste dhe ekonomisë së plotë tregtare funksionale, Zvicra është përpjekur gjithmonë që të sigurojë një mbështetje dhe bashkëpunim përkatës.
Duke filluar nga viti 1992, Programet e realizuara nga Agjencia Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC) dhe Sekretariati Shtetëror për Çështje Ekonomike (SECO) kanë përfshirë fusha të ndryshme tematike.
Strategjia e Re për Bashkëpunim me Maqedoninë për periudhën 2013-2016 është planifikuar që të realizohet përmes bashkëpunimit në tri fusha: Menaxhimit demokratik dhe decentralizimit, Zhvillimit ekonomik dhe Ujërat.
Sipas ambasadorit zviceran Stefano Llazaroto qëllimi më i gjerë për këtë Strategji për bashkëpunim është që Zvicra ta mbështes tranzicionin e Maqedonisë drejtë ekonomisë sociale inkluzive tregtare dhe sistemit demokratik politik në kontekst të integrimit evropian në vend.
Për realizimin e këtyre qëllimeve të Strategjisë do të dedikohen 85 milion franga zvicerane. Në këtë ngjarje mori pjesë dhe foli edhe zëvendës kryetari i Qeverisë i obliguar për çështje evropiane Fatmir Besimi.
E-Diaspora
-
Diaspora ka dërguar 310 milionë euro në Maqedoninë e Veriut gjatë vitit të kaluar Gjatë vitit të kaluar, mërgimtarët kanë transferuar rreth 310 milionë euro në Maqedoninë e Veriut, shifër... -
Merita Pinta, një zonjë e fortë, me shumë merita -
Majorja e Policisë së Kosovës diplomon nga Akademia Kombëtare e FBI-së -
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë










