Sport
Zvicra kërkon fitore përballë Francës
Zvicra do të ketë ndeshjen më të vështirë deri më tani, ku do të takohet me Francën, organizatoren e Evropianit, sonte në mbrëmje. Për këtë takim kanë folur dy futbollistët shqiptarë, Granit Xhaka, Blerim Xhemaili dhe trajneri Vladimir Petkoviq, shkruan albinfo.ch.
Granit Xhaka ka thënë se duhet të luajnë në mënyrë agresive. “Ky rezultat mund të ndikojë në fatin e turneut. Është e qartë se nuk ka ekipe të vogla në këtë Evropian. Të gjitha luajnë në mënyrë agresive dhe të gjitha duan të kualifikohen. Ne kemi fatin në duar tona”, deklaroi mesfushori me prejardhje nga Prishtina.
Blerim Xhemaili shpresojnë që të kenë sukses më të madh se dy vite më parë kur pësuan 5:2 nga Franca. “Unë kam pasur pengesa me lëndime, që kanë ndikuar edhe në Kombëtare, por unë kurrë nuk jam dorëzuar. Kam besuar dhe kam luftuar deri në fund. Jam shumë i lumtur që ajo periudhë e vështirë ka kaluar. Do të shohim nëse jemi përmirësuar nga Kupa e Botës, por sigurisht kemi mësuar shumë”, theksoi ai.
Trajneri Vladimir Petkoviq thotë se kanë fatin në duar. “Rezultati i lojës do të varet nga ne. Ne do të përqendrohemi në lojën tonë. Si ndaj Rumanisë. Ne kemi pasur shumë raste dhe këto duhet t’i shfrytëzojmë. Do të jetë një ndeshje mjaft e bukur”, u shpreh Petkoviq.
E-Diaspora
-
Kush e solli lahutën para OKB-së në Gjenevë Ai në zemër të Gjenevës solli veshjet kombëtare të Rugovës, çiftelinë e sharkinë, solli motivet burimore... -
Paralajmërim për partitë nga Ambasada Gjermane: Respektoni ligjin në diasporë -
Projektet ekskluzive Marigona Sun dhe Marigona Hill prezantohen në Zürich -
Fatjona Matraku, zë i kulturës shqiptare në Francë -
Oficer i FSK-së diplomon në SHBA
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë











