Lajme

Zvicra kalon në orën verore: Akrepat e orës zhvendosen këtë të diel

Në natën mes së shtunës dhe të dielës, më 29 mars, ora në Zvicra do të zhvendoset një orë përpara.

Banorët në Zvicër duhet të përgatisen për ndryshimin e orës këtë fundjavë, pasi vendi kalon në orën verore, përcjell albinfo.ch.

Në natën mes së shtunës dhe të dielës, më 29 mars, akrepat e orës do të zhvendosen nga ora 03:00 në 04:00, duke humbur kështu një orë gjumë.

Me hyrjen në orën verore, lindja dhe perëndimi i diellit do të ndodhin rreth një orë më vonë, çka do të sjellë më shumë dritë gjatë mbrëmjes.

Ndryshimi i orës aplikohet çdo vit në pranverë në shumë vende evropiane, me qëllim shfrytëzimin më të mirë të dritës natyrore gjatë muajve të verës./Albinfo.ch