Lajme
Zvicra ka vaksinuar pothuaj të gjithë banorët e shtëpive të pleqve
Sipas BAG, Zvicra kishte marrë 1.16 milion doza vaksinash deri më 28 shkurt, dhe 259,793 njerëz janë vaksinuar plotësisht (me të dyja dozat)
“971,000 doza vaksinash deri më tani janë shpërndarë në kantone. Ndërsa në shtëpitë e të moshuarve, praktikisht të gjithë banorët janë vaksinuar. Kështu ka deklaruar nëkonferencën e sotme për media, Virginie Masserey, përgjegjëse në BAG për sëmundjet ngjitëse, raporton srf.ch.
Moti më i mirë dhe më i ngrohtë është po ashtu një lajm i mirë, transmeton albinfo.ch. “Ne duam të falënderojmë të gjithë për përpjekjet e tyre, por gjithashtu duam të bëjnë thirrje për vigjilencë të vazhdueshme”, është shprehur Masserey duke ju drejtuar popullatës zvicerane
Të martën, BAG në raportin e saj të përeditshëm ka publikuar për herë të parë edhe shifrat e reja mbi përparimin e vaksinimit. Sipas faqes së internetit të BAG, Zvicra kishte marrë 1.16 milion doza vaksinash deri më 28 shkurt, dhe 259,793 njerëz tashmë janë vaksinuar plotësisht (të dyja dozat).
Gjithsej 807.799 doza vaksinash janë administruar deri më tani, që korrespondon me rreth 9 doza vaksine për 100 banorë.
Sipas llogaritjeve aktuale, mesatarisht 19,034 njerëz vaksinohen çdo ditë, përcjell albinfo.ch. Kjo është 1.1 për qind më shumë se në javën e kaluar.
Deri më tani, 3.3 përqind e popullsisë kanë marrë të paktën një dozë. Ndërsa 3.0 përqind e popullsisë janë plotësisht të vaksinuar (kanë marrë të dyja dozat).
E-Diaspora
-
Vdekja e 19 vjeçarit shqiptar në Londër në vendin e punës, reagon familja e tij Familja e të ndjerit deklaroi se fakti që vdekja e tij ishte plotësisht e shmangshme e... -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Granit Xhaka rrëfen sakrificat e familjes, -
Itali
Përplasje fatale në Itali: 30-vjeçari shqiptar qëllohet për vdekje pas një sherri -
Londër
Akademia Ballkanike e Pianos bëhet pjesë e sistemit prestigjioz Trinity College London
Jeta në Austri
-
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik Edhe disa ditë pas aksidentit tragjik në vendin e punës, ku humbën jetën tre kosovarë,... -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit -
Aksidenti tragjik në Vjenë: Kompania e ndërtimit fshin gjurmët pas vdekjes së tre kosovarëve












