Zvicra ka mbi 4 milionë të punësuar
Numri i vendeve të lira të punës në Zvicër aktualisht është për 24% më i madh se një vit më parë.
Zvicra numron aktualisht 4.08 milionë të punësuar, që dmth. 1 për qind ose 39000 veta më shumë se një vit më parë, shkruan gazeta 20Minuten duke iu referuar të dhënave të publikuara nga Enti Federal i Statistikave.
Një ngritje prej 1.2 për qind është shënuar në sektorin e shërbimeve, ndërsa po ashtu ngritje numri të të punësuarve kanë shënuar edhe sektorët si shëndetësia, administrata publike dhe tregtia me shumicë. Ndërsa një rënie është shënuar në sektorin e prodhimit të makinerive.
Bilanci i publikuar ka të bëjë me kuartalin (tremujorëshin) e parafundit të vitit, ndërsa të gjithë treguesit bëjnë me dije se kjo gjendje do të vazhdojë edhe në kuartalin e fundit, është deklaruar në Entin e Sztatistikave. Veç tjerash kjo shihet nga fakti se numri i vendeve të lira të punës në Zvicër aktualisht është për 24% më i madh se një vit më parë.
E-Diaspora
-
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 Zëri i saj ndërthur traditën shqiptare me universin bashkëkohor të xhazit. Albinfo.ch shpall Elina Dunin Personalitet... -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan -
Kurti sot, Abdixhiku nesër: takime në Zvicër për të kërkuar votat e mërgatës -
Vonesë në votimin me postë për diasporën -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë











