Lajme

Zvicra ka dhënë mbi 25,000 leje S për refugjatët ukrainas

Ministrja e Drejtësisë: Nuk ka kufi në numrin e refugjatëve ukrainas

Deri më sot Zvicra ka dhënë mbi 25,000 leje S për refugjatët ukrainas, me ministren e Drejtësisë, Karin Keller-Sutter, që i tha transmetuesit publik RTS të dielën se nuk ka “asnjë kufi” se sa të tjerë do të lejohen të hyjnë, përcjell albinfo.ch.

“Nuk e shoh se si Zvicra mund t’i largojë gratë dhe fëmijët në kufi”, tha ajo.

Më 16 mars, Keller-Sutter parashikoi se midis 35,000 dhe 50,000 ukrainas do të mbërrinin në Zvicër deri në qershor dhe numrat e fundit duket se po konfirmojnë prirjen rritëse. /Albinfo.ch