Lajme
Zvicra ka bllokuar asete ruse me vlerë prej 6.7 miliardë frangash
Mjetet e bllokuara kishin arritur kulmin në fillim të prillit me një total prej 7.5 miliardë CHF. Që atëherë, 3.4 miliardë franga janë lëshuar sërish
Në lidhje me sanksionet kundër Rusisë, të enjten në Zvicër figuronin si të ngrira asete ruse me vlerë prej 6.7 miliardë frangave zvicerane, transmeton aklbinfo.ch. Kështu ka bërë të ditur Sekretariati Shtetëror për Çështje Ekonomike (Seco).
Janë bllokuar edhe 15 prona, siç mund të shihet në faqen e Seco-s. Shuma e përgjithshme pothuajse nuk ka ndryshuar që nga mesi i majit: në atë kohë, në Zvicër ishin bllokuar asetet prej rreth 6.3 miliardë CHF dhe njëmbëdhjetë prona.
Mjetet e bllokuara kishin arritur kulmin në fillim të prillit me një total prej 7.5 miliardë CHF. Që atëherë, 3.4 miliardë franga janë lëshuar sërish, raportojnë gazetat Tamedia në botimet e tyre online. Ato iu referuan zëdhënësit të medias Seco, Fabian Maienfisch.
Asetet e reja të bllokuara që arrijnë në 2.2 miliardë CHF janë shtuar midis prillit dhe majit. Nga maji deri të enjten, më 7 korrik ishin shtuar edhe 400 milionë franga.
Seco, në faqen e saj të internetit shkruan se sasia e aseteve të ngrira nuk është tregues se sa efektivisht po zbatohen sanksionet, përcjell albinfo.ch. Ajo shërben më tepër për mbajtjen të informuar gjatë gjithë kohës për faktin se ndodh që fondet e bllokuara të lirohen sërish pasi të jenë bërë sqarimet e nevojshme.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmomë o vëlla se vdiqa”... -
Vdekja e 19 vjeçarit shqiptar në Londër në vendin e punës, reagon familja e tij -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Granit Xhaka rrëfen sakrificat e familjes, -
Itali
Përplasje fatale në Itali: 30-vjeçari shqiptar qëllohet për vdekje pas një sherri
Jeta në Austri
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmomë o vëlla se vdiqa”... -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit













