Lajme
Zvicra interesohet për të riatdhesuarit
Zvicra, Gjermania, Austria dhe Suedia prijnë në listën e vendeve nga të cilat janë riatdhesuar më së shumti kosovarë
Zvicra llogaritet si një ndër shtetet më të lakmueshme për kosovarët të cilët duan të jetojnë dhe emigrojnë.
Por meqë shteti helvetik tashmë ka nënshkruar marrëveshje me Kosovën për riatdhesimin e personave pa leje qëndrimi të rregulluar, atëherë mbetet që në këtë shtet të udhëtohet vetëm për turizëm.
Por para riatdhesimit, shteti zviceran është i interesuar për personat që do të kthehen, nëse do të kenë ku të vijnë dhe të ndihmohen.
Pikërisht për këtë çështje, një nga punët e parë që ka bërë Ambasadorja e e re e Zvicrës në Kosovë, ka qenë edhe takimi me Bajram Rexhepin, ministrin e Punëve të Brendshme të Kosovës.
Sapo ka dorëzuar letrat kredenciale disa ditë më parë te Presidentja e Republikës Atifete Jahjaga, të martën, Ambasadorja e Zvicrës në Kosovë, Krystyna Marty Lang, është takuar me ministrin Rexhepi.
Ajo ka biseduar me të për raundin e dytë të dialogut për implementimin e Memorandumit të Bashkëpunimit në fushën e migracionit ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Republikës së Zvicrës.
Ministri Bajram Rexhepi shprehu mirënjohjen për përkrahjen të cilën shteti zviceran i ka ofruar institucioneve të Republikës së Kosovës në fushën e asistencës për të riatdhesuarit.
Ndihmë nga Zvicra
Sipas tij, sundimi i ligjit është themeli i prioriteteve dhe aktiviteteve të Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe në kuadër të sundimit të ligjit, hyjnë një varg aktivitetesh që kanë të bëjnë me luftimin e migrimit ilegal, duke hapur njëkohësisht rrugë për projekte të cilat promovojnë migrimin legal.
“Në këtë fazë që jemi, i plotësojmë të gjitha kriteret për lehtësim të vizave për disa kategori si: për biznesmenë, studentë, përfaqësues të institucioneve, etj”, tha ministri Rexhepi.
“Rrjedhimisht ftoj edhe palën zvicerane të mundësojë këto lehtësime, duke përfshirë afatin më të gjatë të qëndrimit dhe rishikimin e kostos administrative”, tha ministri I Punëve të Brendshme.
Ai tha se Policia e Kosovës është e përkushtuar të luftojë çdo formë të migrimit ilegal, ku gjatë muajve të fundit janë ndërmarrë tri operacione, me ç’rast janë arrestuar 19 persona të dyshuar për kontrabandim me njerëz.
Nga Ministria e Punëve të Brendshme njoftohet se më shumë se 15 mijë e 517 persona janë riatdhesuar në Kosovë nga shtete të ndryshme të Evropës, vetëm në tre vitet e fundit.
Të gjithë ata kanë qenë azil kërkues të cilëve u është refuzuar qëndrimi për shkak se Kosova nuk konsiderohet më vend në të cilin nuk mund të jetohet.
Riatdhesimi nga Zvicra e Gjermania
Përkundër kësaj, ende vazhdon emigrimi i shtetasve të Kosovës drejt vendeve të ndryshme të Evropës.
Vetëm në Belgjikë, gjatë këtij viti është regjistruar një numër prej mijëra kosovarësh që kërkojnë azil, kryesisht ekonomik, por edhe politik.
Pavarësisht kësaj, azil më nuk ka. Franca është shteti i fundit i cili Kosovën e ka vendosur si shtet në “listën e bardhë” që do të thotë se nuk pranojnë më azilkërkues nga Kosova.
Në përpjekje për të siguruar liberalizimin e vizave, Kosova deri më tash ka nënshkruar shumë marrëveshje dypalëshe për riatdhesim dhe pritet që këtë ta bëjë edhe më disa shtete të tjera.
Nga këto marrëveshje, pritet të riatdhesohen edhe rreth 20 mijë persona të tjerë që në shtete perëndimore kanë statusin e parregulluar.
Zyrtarë të Ministrisë së Punëve të Brendshme kanë bërë të ditur se më së shumti të kthyer deri tani ka pasur nga Gjermania, Austria, Suedia dhe Zvicra.
Më së tepërmi të riatdhesuar ka pasur nga rajonet e Mitrovicës, Prishtinës, Gjakovës dhe Gjilanit.
Deri më tash, institucionet shtetërore, në veçanti ato komunale, janë kritikuar në raportin e fundit të Komisionit Evropian sa u përket menaxhimit, përkatësisht shpenzimit të fondeve të dedikuara për procesin e riatdhesimit.
E-Diaspora
-
Kosovarja fsheh pasurinë prej 350,000 frangash për të marrë ulje të primeve Një grua 74-vjeçare është gjobitur për mashtrime të shumëfishta. Gruaja kishte marrë fonde nga Kantoni i...
-
Mijëra shqiptarë “pushtuan” rrugët e Nju Jorkut në paradën kuqezi
-
Arrestohen 11-të persona në Itali, mes tyre shqiptarë
-
Sot nis Alba Festival në zemër të Cyrihut
-
Plagosje me armë në Itali, dyshohet për një shqiptar
Jeta në Austri
-
95.8% e liqeneve dhe lumenjve të Austrisë janë vlerësuar si të “shkëlqyeshëm” Ujërat e banjës së Austrisë kanë rënë nga vendi i dytë në të katërtin në një...
-
Ku në Evropë janë pikat më të pastra dhe më të pista të notit?
-
Pse gjatë verës në Alpe do të ketë reshje shumë më intensive në të ardhmen?
-
Dy të tretat e austriakëve planifikojnë pushime verore
-
Çfarë ndodh me qëndrimin në Austri nëse humbni punën? Ja çfarë duhet të dini