Shkurt.ch
Zvicra i jep fund “terrorit telefonik” të arkave shëndetësore!
Do të ndalohen, për shembull, telefonatat pa marrëveshje ose konsultime paraprake apo pa pasur paraprakisht një marrëdhënie afariste
Me siguri të gjithëve na ka ndodhur, madje shpeshherë, që të na mërzisin me telefonata të bezdisshme njerëz të panjohur që na ofrojnë shërbime, që kryesisht kanë të bëjnë me sigurimin shëndetësor. E pra, ky “terror telefonik” do të ndërpritet. Kjo bëhet e ditur pas një votimi të bërë nga Dhoma Nacionale e Parlamentit të Zvicrës, në të cilin është vendosur me shumicë votash që të kufizohen telefonatat e brokerëve dhe provizionet e tepruara sa i përket sigurimit bazë dhe atij komplementar shëndetësor, shkruan 20minuten.ch.
Kështu, do të ndalohen, për shembull, telefonatat pa marrëveshje ose konsultime paraprake apo pa pasur paraprakisht një marrëdhënie afariste, transmeton albinfo.ch.
Brokerët e arkave të sigurimit shëndetësor, në të ardhmen do të detyrohen që të dëshmojnë një shkallë kualifikimi, në mënyrë që të jetë i siguruar kualiteti për klientët. Po ashtu, në këto raste do të bëhet e detyruar mbajtja e një protokolli, i cili duhet të nënshkruhet nga të dyja palët. Shkeljet e rregullave do të sanksionohen me gjoba të larta.
Lidhur me sigurimet komplementare, Komisioni përkatës i Dhomës Nacionale e ka zgjeruar mocionin e votuar njëzëri nga Dhoma e Kantoneve në atë mënyrë që në të ardhmen do të mund të kufizohen edhe provizionet e sigurimit plotësues fitimprurës, përcjell albinfo.ch. Po ashtu duhet të vendosen edhe kufijtë e sipërm të kompensimit, një vendim i mbështetur më parë edhe nga Dhoma e Vogël (Dhoma e Kantoneve ose Senati) e Parlamentit.
Zëdhënësja e komisionit, Bea Heim ka vënë në duje se edhe dega e sigurimeve i qëndron mbrapa projektit dhe e konsideron të nevojshëm zgjerimin e kërkuar në sigurimin komplementar.
Të ngjashme
Të tjera nga Shkurt.ch
E-Diaspora
-
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 Zëri i saj ndërthur traditën shqiptare me universin bashkëkohor të xhazit. Albinfo.ch shpall Elina Dunin Personalitet... -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan -
Kurti sot, Abdixhiku nesër: takime në Zvicër për të kërkuar votat e mërgatës -
Vonesë në votimin me postë për diasporën -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë











