Lajme
Zvicra i dhuron libra Universitetit të Prishtinës
Biblioteka Universitare e Prishtinës është pasuruar me një kontigjent librash nga fondacioni “Pro Helvetia”.
Këto libra i ka dhuruar Ambasada e Zvicrës në Prishtinë përmes atasheut të saj, Marc Sahli.
Librat janë nga lëmi të ndryshme shkencore si: letërsia, arti, linguistika, historia, filozofia, arkitektura etj.
Rektori, Mujë Rugova dhe prorektori për marrëdhënie ndërkombëtare, Naser Mrasori, në emër të menaxhmentit të UP-së e kanë falënderuar përzemërsisht Ambasadën zvicerane dhe përmes saj fondacionin “Pro Helvetia”, si dhe popullin zviceran për këtë dhuratë të çmuar, si dhe për mbështetjen e vazhdueshme zvicerane për Kosovën në përgjithësi dhe për UP-në në veçanti.
E-Diaspora
-
Kompania shqiptare mbulon Forumin në Davos me mbi 100 vetura luksoze Në kuadër të World Economic Forum (WEF) 2026 në Davos, një nga ngjarjet më prestigjioze globale... -
Kosovë
Veshja tradicionale e Hasit të Prizrenit synon mbrojtjen nga UNESCO -
Amerikë
Shqiptarja hyn në histori me emërimin në administratën e lartë të SHBA-së -
Amerikë/Shqipëri
Talent shqiptar nga Amerika që po sjell ventrilokizmin në skenën shqiptare -
Mynih
Zamira Gashi, juristja shqiptare që po ndërton karrierë të suksesshme në Mynih
Jeta në Austri
-
Austri: Këto cigare po bëhen më të shtrenjta Në shkurt, qeveria do të heqë taksën e duhanit. Disa çmime u rritën që në janar,... -
Hendeku buxhetor i Vjenës për vitin 2025 u reduktua në 2.8 miliardë euro -
Studimi: Të rinjtë në Austri përdorin më pak mediat sociale, rritet përdorimi i chatbot-eve me inteligjencë artificiale -
Vjena planifikon shtëpi të mbyllura në grup për shkelësit e përsëritur nën moshën 14 vjeç -
Austri
Rinesa Salijaj nga Istogu, kandidate për Asamble Komunale në St.Pölten të Austrisë











