Zhvillim
Zvicra i dhuron Kosovës vaksina kundër paralizës së fëmijëve
2305 doza të vaksinave „Poliorix®", kundër kësaj sëmundjeje, të magazinuara në barnatoren ushtarake të Zvicrës janë dhuruar për qytetarët e Kosovës
Zyra Federale e Zvicrës për Shëndetësi (BAG) ka konstatuar se në Zvicër nuk nevojitet më vaksinimi kundër paralizës së fëmijëve (poliomielitis).
2305 doza të mbetura të vaksinave kundër kësaj sëmundjeje „Poliorix®”, të magazinuara në barnatoren ushtarake, të cilave në rast mospërdorimi do t`u dilte afati në fund të shtatorit të vitit 2013, janë dhuruar për qytetarët e Kosovës, bën të ditur Zyra për informim e Departamentit të Mbrojtjes në një komunikatë.
Shpërndarjen falas të këtyre vaksinave në Kosovë e ka marrë përsipër Ambasada e Zvicrës në Prishtinë.
Ministria Kosovare e Shëndetësisë ashtu sikurse ajo zvicerane, kanë dhënë pëlqimin për këtë dhurim. Ai do të bëhet përmes transportit të zakonshëm që e bën SWISSCOY, ndërsa shpërndarja e injeksioneve me dozë prej 0.5 mililitrash nëpër Kosovë do të bëhet ditëve të ardhshme përmes Ambasadës Zvicerane në bashkëpunim me Universitetin e Prishtinës, njofton zyra për informim e Departamentit të Mbrojtjes të Zvicrës.
http://www.news.admin.ch/dokumentation/00002/00015/?lang=de&msg-id=48495
E-Diaspora
-
Merita Pinta, një zonjë e fortë, me shumë merita Ka themeluar dhe drejton një kompani me dy shtëpi për të moshuar. Albinfo.ch e ka zgjedhur... -
Majorja e Policisë së Kosovës diplomon nga Akademia Kombëtare e FBI-së -
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan -
Kurti sot, Abdixhiku nesër: takime në Zvicër për të kërkuar votat e mërgatës
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë











