Lajme
Zvicra heton municionet e dorëzuara në Ukrainë pa lejen e saj
SECO ka konfirmuar se po heton municionet zvicerane që dyshohet se janë dorëzuar në Ukrainë nga një kompani polake, pas publikimit të një artikulli në të përditshmen NZZ. Për shkak të neutralitetit të saj, Zvicra nuk i lejon vendet të cilave u ka shitur armë t’i rieksportojnë ato në një vend tjetër pa leje me shkrim nga Konfederata, transmeton albinfo.ch.
NZZ pretendon se municionet e prodhuara nga kompania SwissP Defense u rieksportuan në Ukrainë nga kompania polake UMO SP. E përditshmja, bazuar në një artikull të botuar nga faqja amerikane Defence One, përmend 145,000 fishekë për snajperë dhe 500,000 fishekë për pushkë sulmi që “janë dorëzuar” në Ukrainë, përcjell albinfo.ch.
Megjithatë, gazeta me bazë në Cyrih thekson se ky është një rast “kompleks”, pasi kompanitë private si UMO SP nuk duhet të nënshkruajnë një deklaratë rieksporti, shpjegon ajo.
“Kontratat e realizuara me kujdes”
I kontaktuar nga AFP, Sekretariati Shtetëror për Çështjet Ekonomike (SECO) – i cili është përgjegjës për monitorimin e aplikacioneve dhe lëshimin e lejeve – tha se ishte “duke kryer një hetim për këtë çështje” por “nuk po komenton për sa kohë që është në vazhdim”, tha një zëdhënës.
Kompania polake tha se të gjitha kontratat e saj ndërkombëtare “kryhen me kujdes, në përputhje me procedurat e certifikimit dhe rregullat e pajtueshmërisë”, shkroi ajo në një email për AFP.
“Ne nuk kemi vërejtur ndonjë informacion shqetësues ose ndërprerje procedurale në rastin e përshkruar nga shtypi,” tha ajo, duke theksuar se “të gjitha” transaksionet e saj “janë subjekt i shqyrtimit nga qeveria e vendit eksportues dhe institucionet e kontrollit polak”
E-Diaspora
-
Spanjë
Orkestra “Amadeus” triumfon në Spanjë, fiton çmimin kryesor “Grand Prix” Orkestra e Fëmijëve dhe të Rinjve “Amadeus” ka shënuar një sukses të jashtëzakonshëm në arenën ndërkombëtare,... -
Londër
Hapet shkolla e dytë shqipe në Manchester -
Presidentja Osmani i ndan mirënjohje gazetarit veteran, Rexhep Rifati -
Winterthur
“Ne dhe Ata” sonte në Winterthur, komedia që prek realitetin e mërgatës -
Ramë Lahaj: Mërgata jonë është pasqyra më e mirë e identitetit tonë
Jeta në Austri
-
Afër Pashkëve, 8,300 lepuj ngordhin në trafikun rrugor në Austrinë e Poshtme Rreth Pashkëve, sezoni i çiftëzimit të lepujve arrin kulmin. Në këtë fazë veçanërisht aktive, trafiku rrugor... -
Edhe Austria ndalon Rrjetet Sociale për fëmijët nën 14 vjeç -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik












