Lajme
Zvicra furnizon Ukrainën me pajisje zjarrfikëse
Dorëzimi përfshin doreza mbrojtëse, kostume mbrojtëse, çorape dhe sende të ngjashme, ka konfirmuar Departamenti Federal i Punëve të Jashtme (EDA)
Zvicra ka dërguar të mërkurën pajisje zjarrfikëse në Ukrainë. Materiali vjen nga stoqet e DDPS, trasnmeton albinfo.ch. Dorëzimi do të bëhet nën drejtimin e Drejtorisë për Zhvillim dhe Bashkëpunim (Deza).
Dorëzimi përfshin doreza mbrojtëse, kostume mbrojtëse, çorape dhe sende të ngjashme, ka konfirmuar Departamenti Federal i Punëve të Jashtme (EDA) në një postim në Facebook nga ambasada ukrainase, shkruan srf.ch. Deza i ka dorëzuar materialin në fjalë, ambasadës.
Sipas informacioneve të EDA-s, një tjetër dorëzim do të bëhet në javën e ardhshme. Për të ndihmuar spitalet e bombarduara në Ukrainë, DEZA po dërgon gjithashtu furnizime mjekësore në vend. Këto përfshijnë respiratorë, doreza ekzaminimi, maska mbrojtëse.
Që nga fillimi i agresionit të Rusisë kundër Ukrainës, DEZA ka dërguar 600 tonë ndihma në vend. Përveç Ukrainës, ndihmat shkojnë edhe në vendet fqinje, të cilat kanë pranuar shumë refugjatë lufte.
E-Diaspora
-
Spanjë
Orkestra “Amadeus” triumfon në Spanjë, fiton çmimin kryesor “Grand Prix” Orkestra e Fëmijëve dhe të Rinjve “Amadeus” ka shënuar një sukses të jashtëzakonshëm në arenën ndërkombëtare,... -
Londër
Hapet shkolla e dytë shqipe në Manchester -
Presidentja Osmani i ndan mirënjohje gazetarit veteran, Rexhep Rifati -
Winterthur
“Ne dhe Ata” sonte në Winterthur, komedia që prek realitetin e mërgatës -
Ramë Lahaj: Mërgata jonë është pasqyra më e mirë e identitetit tonë
Jeta në Austri
-
Afër Pashkëve, 8,300 lepuj ngordhin në trafikun rrugor në Austrinë e Poshtme Rreth Pashkëve, sezoni i çiftëzimit të lepujve arrin kulmin. Në këtë fazë veçanërisht aktive, trafiku rrugor... -
Edhe Austria ndalon Rrjetet Sociale për fëmijët nën 14 vjeç -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik












