Futboll

Zvicra fiton bindshëm miqësoren ndaj SHBA-së

Nati ka fituar bindshëm 4:0 në miqësoren ndaj Shteteve të Bashkuara të Amerikës

Zvicra fitoi me rezultat bindës miqësoren në udhëtim ndaj Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Nati dominoi dhe fitoi në fund 4:0, shkruan albinfo.ch.

Katër golat e Zvicrës erdhën në pjesën e parë, që e vendosi fituesin e kësaj përballjeje.

Ndoye, Aebischer, Embolo dhe Manzambi shënuan për Zvicrën.

Granit Xhaka ishte kapiten në këtë ndeshje, ndërsa nga fillimi luajti edhe Ardon Jashari, duke asistuar në golin e katërt.

Xhaka luajti 66 minuta, ndërsa Jashari 84 minuta.