Zhvillim
Zvicra financon një “Castingshow” ku të rinjtë shpërblehen me vende pune!
Por, siç shtjellohet më tutje në emision, fjala është për një “show” të llojit të veçantë: Ata që fitojnë në këtë emision shpërblehen me një vend pune

Në emisionin kryesor të Televizionit Publik të Zvicrës, magazinën informative “10vor10” sonte është emetuar një reportazh simpatik nga Kosova. Tema e reportazhit kishte të bënte me një projekt interesant që e financon Zvicra në Prishtinë.
Bëhet fjalë për një emision në seri, të formatit të reality show që përmes sistemit të garës (një lloj audicioni) mundëson të gjendet punë për të rinjtë e shkolluar e të papunë të Kosovës.
“Zvicra financon një casting show”, paralajmërohet reportazhi, i cili është emetuar edhe si ilustrim për vendimin e marrë sot nga ane e Zvicrës që të vazhdojë ndihmat për zhvillim, në vendet e “botës së tretë”. 11 miliardë do t`i japë shteti helvetik në katër vitet në vijim, për të zbutur mjerimin në shumë vende të botës.
Në këtë kontekst, një “castingshow” duket gjëja e fundit në të cilën do të duhej të derdheshin paratë e taksapaguaesve zviceranë. Por, siç shtjellohet më tutje në emision, fjala është për një “show” të llojit të veçantë: Ata që fitojnë në këtë emision shpërblehen me një vend pune! Për të fituar, duhet të kalojnë mjaft pengesa dhe të tregojnë njohuri, shkathtësi dhe durim. Udhëheqësi zviceran i projektit Heini Conrad nga “Helvetas” e arsyeton këtë financim si mjaft racional pasi që nga ai deri tash kanë gjetur punë 28 të rinj!
Fundja, në Kosovë rreth 60 për qind e të rinjve janë të papunë dhe kanë nevojë për një perspektivë, të cilën, së paku në miniaturë, ua ofron ky “castingshow”. Për njërën pjesë të serialit Zvicra ka dhënë 44 mijë franga. Conrad thotë se planifikojnë të japin sërish!
Emisioni jepet me seri, ka titullin “Punpun” dhe drejtohet nga Visar Arifaj (“Kryetari Lexhendar”).
Përgjatë gjithë reportazhit theksi vihet te të rinjtë “e arsimuar mirë” të Kosovës, por të cilët nuk kanë persektivë për të gjetur punë. Autorja e emisionit përcjell njërën ndër pjesëmarrëset, Valmiren deri në shtëpinë e saj në Mitrovicë, ku ajo dhe e gjithë familja jetojnë me 85 euro ndihma sociale në muaj. Nuk punon asnjëri prej tyre!
Në këtë tabllo të të rinjve të shkolluar dhe me kulturë kozmopolite, inkuadrohetr mjaft mirë edhe Valmira, e cila ashtu si dhe shumica e të rinjve në Kosovë, imponohet me njohuri solide dhe me një anglishte të shkëlqyer.
Emisioni mund të shikohet në këtë link:
http://www.srf.ch/play/tv/10vor10/video/die-kosovarische-tv-castingshow-fuer-arbeitslose-jugendliche?id=7d3dc25a-f616-4c92-8ac0-58ac16735641
Të tjera nga Zhvillim
E-Diaspora
-
FDP kandidon Përparim Avdilin për kryebashkiak të Cyrihut Bordi Ekzekutiv i FDP-së, Qyteti i Cyrihut propozon kryetarin e kësaj partie për Cyrihun, Përparim Avdilin...
-
Pagat marramendëse në startup-i e ri të Mira Muratit
-
Rriten për 3% remitencat në Kosovë në periudhën janar–maj
-
Angli
Angli: Sara me dy diploma ndërkombëtare për Arkitekturë
-
Angli: Vrau 27 vjeçarin shqiptar, dënohet me burgim të përjetshëm
Jeta në Austri
-
Austria pritet të përballet me një valë të nxehti Pasi pjesa më e madhe e Evropës ka qenë në vapë të madhe, Austria është gati...
-
Austri: Prej 1 korrikut, kosto më të larta për këto shërbime
-
Austria do dyfishojë fondet për shëndetin mendor në shkolla pas tragjedisë në Graz
-
Rritje e interesimit për studimet mjekësore në Austri
-
Zjarr i madh në impiantin e riciklimit në Tirolin Lindor