Sport

Zvicra fillon suksesshëm kualifikimin në evropianin U21

Pajtim Kasami ka shënuar golin e tretë të fitores për kombëtaren zvicerane U21 kundër Kroacisë

Kombëtarja U21 e Zvicrës rikthehet me fitore në garat kualifikuese të kampionatit evropian.

Kombëtarja zvicerane mposhti mbrëmë skuadrën kroate me rezultat 4:0 pas takimit zhgënjyes të javës së kaluar me Estonin që përfundoi 0:0.. 

Me këtë fitore bindëse ndaj kroatëve rikthehet niveli i shkëlqyer i kombëtares zvicerane U21 sikur në evropianin e kaluar në Danimarkë.Golin e parë kualifikues për zviceranët U21 e ka shënuar Steven Zuber në minutën e  tetë. Ndërsa gjatë pjesës së dytë të lojës, Toko ka ngritur epërsinë në favor të rinjve zviceran në  minutën e 63 – të.

Futbollisti Pajtim Kasami ka shënuar njërin prej golave të fitores së kombëtares zvicerane U21.Kasami realizoi golin e tretë për skuadrën zvicerane në minutën e 79-të.  Golin e katërt e realizoi pak para përfundimit të ndeshjes Haris Seferovic duke i sjell fitoren më të madhe kombëtares zvicerane U21 që nga nëntori i vitit 2007.Fitorja për Zvicrën ishte shumë e rëndësishme në këto gara kualifikuese për kampionatit evropian U21.

Në grupin e 5-të, kampioni aktual evropian Spanja është favorit ndërsa në radhë pas saj duhet të jetë Zvicra me rezultatin më të lartë të mundshëm.

Për përfaqësuesen e Zvicrës luajnë futbollistët kosovarë: Shaqiri, Xhaka, Mehmedi e Abrashi.

Ky i fundit është i lënduar dhe mund të jetë jashtë fushë një kohë të caktuar. Ndërsa lojtarët kyç të kombëtares së Zvicrës: Mehmedi, Shaqiri dhe Granit Xhaka ishin të angazhuar për takimin me Bullgarinë.Përfaqësuesja e Zvicrës U21 do të takohet më 7  tetor me Gjeorgjinë në Tbilisi .