Lajme

Zvicra ende synon të vaksinojnë tërë popullatën deri në verë

Qeveria federale thotë se qëllimi i saj për të vaksinuar këdo që dëshiron deri në verë është ende në shënjestër, pavarësisht ngadalësimit të normave gjatë javëve të fundit për shkak të mungesës së furnizimit.

Nora Kronig, Zëvendës Shef i Zyrës Federale të Shëndetit thotë se furnizimet do të rriten ‘masivisht’ gjatë javëve të ardhshme. 

1.3 milion doza janë furnizuar deri më tani dhe gati një milion janë administruar. 300,000 njerëz kanë pasur të dyja dozat. 

Dorëzimet që priteshin në shkurt do të mbërrijnë, thotë ajo, dhe kjo do të jetë mbi ato që janë porositur tashmë dhe duhet të dorëzohen muajin tjetër, shkruajnë mediat zvicerane, përcjell albinfo.ch. 

Taskforca Federale e Koronës thotë se do të ketë një udhërrëfyes për lehtësimin e kufizimeve të botuar më 22 të këtij muaji – por ata bëjnë kujdes për t’i marrë gjërat ngadalë.