Lajme
Zvicra ende e papërgatitur për një tërmet të madh, pavarësisht rrezikut real
Zvicra nuk është ende e përgatitur si duhet për t’u përballur me një tërmet të madh, edhe pse një skenar i tillë mbetet i mundshëm. Edhe pse vitin e kaluar lëkundjet ishin më të pakta, ato ishin më të forta në intensitet, transmeton albinfo.ch.
Ky ishte konkluzioni kryesor i Konferencës së Mbrojtjes Civile 2025, e mbajtur të martën në Biel/Bienne, ku morën pjesë mbi 300 profesionistë nga Policia, Zjarrfikësit, shërbimet shëndetësore e teknike dhe njësitë e mbrojtjes civile. Në takim mori pjesë edhe këshilltari federal Martin Pfister.
“17 mangësi” në menaxhimin e rrezikut
Sipas ekspertëve, një tërmet i rëndë ndodh në Zvicër çdo 50 deri në 150 vjet, por vendi nuk është akoma i përgatitur për t’u kujdesur për një numër shumë të madh të plagosurish apo për të strehuar dhjetëra apo qindra mijëra persona të mbetur pa shtëpi.
Në total janë identifikuar 17 mangësi, nga faza akute deri tek rindërtimi, shpjegon Blaise Duvernay, përgjegjës për rrezikun sizmik në Zyrën Federale për Mjedisin.
Duvernay siguron se Zvicra ka punuar mbi këtë rrezik prej rreth 25 vitesh, sidomos në fushën e parandalimit dhe të ndërtimit antisizmik, duke forcuar godinat dhe duke ulur cenueshmërinë e tyre. Gjatë pesë viteve të fundit është shtuar fokusi te gatishmëria operacionale.
Teknologji të reja: dronë, robotë dhe inteligjencë artificiale
Në konferencë u trajtuan edhe teknologjitë moderne si dronët, robotët dhe inteligjenca artificiale për menaxhimin e pasojave të tërmeteve. Megjithatë, Duvernay thekson se këto teknologji ende nuk mund t’i parashikojnë tërmetet në Zvicër.
Normat e reja evropiane e vështirësojnë procesin
Një tjetër shqetësim është integrimi i standardeve të reja evropiane të ndërtimit antisizmik në Zvicër. Sipas Duvernay, këto norma janë “shumë më të ndërlikuara” se ato zvicerane dhe e bëjnë punën më të vështirë pa qenë domosdoshmërisht të nevojshme.
Mungon një mekanizëm financimi për rindërtimin
Duvernay nënvizon se Zvicra nuk ka ende një mekanizëm të qartë financiar për rindërtimin pas një tërmeti të madh. Ideja e një sigurimi të detyrueshëm është kundërshtuar gjerësisht, ndaj aktualisht po shqyrtohet një model me “angazhim të kushtëzuar”: një fond i përbashkët që do të financohej nga pronarët pas një tërmeti.
E-Diaspora
-
Shqiptari i dënuar në Londër rrezikon ekstradimin në Kosovë Shqiptari i dënuar për përdhunim në Britani, përballet me ekstradim në Kosovë për grabitje të armatosur... -
Itali
9-vjeçarja shqiptare fiton festivalin italian “Zecchino d’Oro” për herë të parë në 68 vjet -
Ndërmarrësi shqiptar në Zvicër mbështet klubin e njohur të hendbollit HC Luzern me 100 mijë franga -
Orari i Fundvitit për Shërbimet Konsullore në Austri -
Ankara
Shqiptarët në Ankara kremtojnë 113-vjetorin e Pavarësisë
Jeta në Austri
-
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 Anëtarët e Komisionit të Përbashkët të Parlamentit të Austrisë kanë miratuar në mënyrë unanime vazhdimin e... -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë -
Influencerja e zhdukur austriake gjendet e vdekur, brenda një valixheje











