Lajme
Zvicra eksporton mëlçi donatorësh edhe pse ka dhjetëra pacientë në pritje
Në dy vitet e fundit, Zvicra ka eksportuar 20 mëlçi donatorësh në vende të tjera edhe pse kishte pacientë të përshtatshëm brenda vendit që prisnin për transplant. Sipas drejtorit të Swisstransplant, spitalet janë bërë më të përmbajtura ndaj përdorimit të organeve nga donatorë “jo optimalë”.
Më shumë kërkesë sesa transplante
Në vitin 2024, 491 persona në Zvicër ishin në pritje për transplant të mëlçisë – por vetëm 133 transplante u realizuan. Ndërkohë, 36 pacientë humbën jetën në pritje. Megjithatë, sipas hulumtimit të gazetës NZZ am Sonntag, të paktën 20 mëlçi u dërguan jashtë vendit, edhe pse kishte persona në listën zvicerane që mund t’i kishin marrë, transmeton albinfo.ch.
Pse ndodh kjo?
Drejtori i Swisstransplant, Franz Immer, shpjegon se shkalla e përdorimit të organeve ka rënë ndjeshëm në Zvicër. “Dikur ishim ndër vendet kryesuese në Evropë, tani jemi nën mesataren,” tha ai. Arsye kryesore për këtë është hezitimi i spitaleve për të përdorur mëlçi nga donatorë më të moshuar apo me histori të arrestimeve kardiake, duke pasur frikë nga rezultate jo të kënaqshme.
Kosto, kohë dhe teknologji
Faktorë të tjerë janë presionet financiare dhe kohore, procedurat e nxjerrjes dhe analizës së organeve kërkojnë burime të mëdha, dhe sigurimet shëndetësore paguajnë vetëm nëse transplanti realizohet realisht.
Një teknologji e re që mund të përmirësojë procesin është duke u përdorur aktualisht vetëm në Gjenevë, por synohet të zgjerohet në gjithë vendin.
Kritika ndërkombëtare
Kirurgu i njohur britanik Peter Lodge, president i Shoqatës Evropiane të Kirurgjisë, e quan situatën “shqetësuese” dhe “jashtëzakonisht të pazakontë”. Ai thotë se nuk ka kuptim të eksportohen organe sa kohë pacientët vendorë po humbin jetën në radhë për transplant.
Çfarë thonë spitalet?
Në Zvicër, vetëm tre qendra janë të autorizuara për transplante të mëlçisë: Spitalet Universitare të Cyrihut dhe Gjenevës, dhe Inselspital në Bernë.
Spitali i Cyrihut thekson se ata fokusohen te sukseset klinike dhe se mosha e shtuar e donatorëve ka ndikuar ndjeshëm në cilësinë e mëlçive.
Ndërkohë, Gjeneva mbron qasjen e saj konservatore, duke pretenduar se ajo siguron rezultate të shkëlqyera.
E-Diaspora
-
Erjon Tasholli, ylli i ardhshëm i futbollit evropian 12-vjeçari shqiptar që po tërheq vëmendjen e AC Milan, Real Madrid dhe Barcelona ... -
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios -
Gjermani
I jepet sot lamtumira e fundit 17-vjeçarit nga Kosova që vdiq pas aksidentit në Gjermani -
Londër
Kushtet e pasigurta të punës, shkaku kryesor i vdekjes së 19-vjeçarit shqiptar në Angli -
Erdhi për pushime në Kosovë, mërgimtari vritet nga e dashura
Jeta në Austri
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmomë o vëlla se vdiqa”... -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit














