Shkurt.ch
Zvicra, e vendosur kundër martesave me detyrim
Dhoma Nacionale e Parlamentit të Zvicrës ka miratuar me shumicë dërmuese ndryshimet e ligjit, të propozuara nga Qeveria federale, që kanë për qëllim ndalimin e martesave me detyrim. Kundër janë shprehur vetëm përfaqësuesit e SVP-UDC-së. Sipas tyre propozimet nga qeveria janë tepër të buta.
Me ndryshimet e ligjit, në veçanti do të jenë zyrat e gjendjes civile ato që do tëharrin detyrime të reja. Ato, me të renë, do të detyrohen të ushtrojnë padi penale në rastet kur kanë dyshime se një lidhje kurore mund të mos jetë në bazë të vullnetit dypalësh, shkruan drs.ch.
Pala e cila i ka bërë presion për martesë njërit nga bashkëshortët, mund të dënohet me burg deri në pesë vjet. Po kështu, edhe martesat e realizuara jashtë Zvicrës ku njëra palë është në moshë të mitur, nuk do të pranohen më nga Zvicra.
Projektligji tash do të shkojë për miratim edhe në Dhomën e kantoneve (senat).
E-Diaspora
-
Çeki
Koncert i muzikës shqiptare në Ústí nad Labem Ambasada e Kosovës në Pragë sjell një mbrëmje artistike në kuadër të Muajit të Gjuhës dhe... -
Itali
Aksident fatal për 10-vjeçarin shqiptar në Itali -
Suedi
Në Stokholm promovohet libri “Zogj të harruar dhe tregime të tjera” në shënim të Epopesë së UÇK-së -
“Dita e Gruas dhe Demokracia”, art dhe debat për 8 Marsin, Ditën e Gruas -
Nxënësit e Shkollës Shqipe e madhështojnë Akademinë solemne për Adem Demaçin
Jeta në Austri
-
Vjenë: Ndryshim i rregullave të parkingut, ministria del me njoftim Në Vjenë, monitorimi i hapësirave të parkimit do të rirregullohet – në të ardhmen, përgjegjës do... -
Ortopedi shqiptar Dr.Leonard Ndue, në shërbim të mijëra pacientëve në Vjenë -
Martesat dhe divorcet shënuan rënie në Austri gjatë vitit 2025 -
Austri
Nuk u vlerësua nga juria, por kënga e Sidrit Vokshit bëhet hit ne Austri -
Vjena rrit ndihmën për të pastrehët gjatë stuhisë dimërore











