CH-Ballkani
Zvicra e shtata, Kosova e shtatëdhjetë e shtata për nga shkalla e sigurisë
Në këtë listë vendet e Ballkanit zënë vendet e mesit, gjegjësisht në hartën e botës ato janë nga vendi i 48 (Serbia) 54 Shqipëria dhe 77 Kosova. Prej tyre më keq janë vlerësuar Maqedonia dhe Greqia
«Global Peace Index» është një raport që përpilohet për çdo vit dhe bën radhitjen e shteteve sipas sigurisë që mbretëron në to. Për përpilimin e një liste të tillë ky raport merr në shqyrtim 23 faktorë të ndryshëm. Aty hyjnë numri i akteve të dhunshme, terrori politik, rrymat e refugjatëve dhe importi e eksporti i armëve, shkruajnë mediat zvicerane.
Pikërisht pika e fundit (eksporti i armatimit) e ka pozicionuar Zvicrën pak më poshtë se sa do ta meritonte bazuar në faktorët tjerë. Zvicra pra është në vendin e shtatë në botë sa i përket sigurisë ndërsa Gjermania nuk ka hyrë as në mesin e 10 vendeve të para gjegjësisht ka zënë vetëm vendin e 16-të.
Islanda është vendi më i sigurt në botë ndërsa vendin e dytë e ka Danimarka dhe të tretin Austria, transmeton albinfo.ch. Më tutje vjen Zelanda e re, Suedia, Cekia dhe Zvicra. Marrë në përgjithësi, Evropa është kategorizuar si regjioni më paqësor në botë.
Në këtë listë vendet e Ballkanit zënë vendet e mesit, gjegjësisht në hartën e botës ato janë nga vendi i 49 (Mali i Zi) 54 Serbia e 55 Shqipëria dhe 77 Kosova. Prej tyre më keq eshtë vlerësuar Maqedonia diku në vendin 93 dhe Greqia 82 përcjell albinfo.ch. Të përkujtojmë vendi me shkallën më të ulët të sigurisë është Siria, në vendin 163. Pas tij vijnë Sudani Jugor, Iraku dhe Afganistani.
Përpiluesit e këtij indeksi kanë ardhur në përfundimin se shkalla e sigurisë në botë po shënon rënie duke u rritur kërcënimi i terrorizmit. Ka pasur 80% më tepër të vrarë nga terrorizmi. Ndërkaq, vetëm në 23 nga 163 vendet e kategorizuara nuk ka pasur sulme terroriste deri tash.
E-Diaspora
-
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 Zëri i saj ndërthur traditën shqiptare me universin bashkëkohor të xhazit. Albinfo.ch shpall Elina Dunin Personalitet... -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan -
Kurti sot, Abdixhiku nesër: takime në Zvicër për të kërkuar votat e mërgatës -
Vonesë në votimin me postë për diasporën -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë










