Lajme
Zvicra, e shqetësuar me rritjen e numrit të infektimeve
Shtimi i rasteve të reja në Zvicër rrit shqetësimin tek ekspertët shëndetësorë
Zyrtarët zviceranë kanë shprehur shqetësim për rritjen e infeksioneve të koronavirusit në Zvicër.
Nuk është “e mundur të parashikohej se sa shpejt numri i të prekurve do të rritet përsëri”, deklaroi Patrick Mathys nga Zyra Federale për Shëndetin Publik (BAG).
Zvicra shënoi më shumë se 400 raste Covid-19 të premten, për herë të parë që nga 14 prilli, dhe se infektimet me shumicë janë nën 40 vjeç, transmeton albinfo.ch.
Vendi Alpin me 8.5 milionë njerëz, regjistroi 405 raste të reja, duke e çuar gjithsej në 43,532 që nga fillimi i pandemisë së re të koronavirusit.
Stefan Kuster, i cili kryeson njësinë e sëmundjeve ngjitëse të Ministrisë së Shëndetësisë zvicerane, këmbënguli se situata ishte e qëndrueshme, sado që rastet e reja janë vërtet shqetësuese, transmeton tutje albinfo.ch.
Ai tha se shkalla e riprodhimit – numri i njerëzve të infektuar nga secili person me sëmundjen – ishte më i ulët se një.
Gjatë gjithë periudhës së pandemisë, 39 për qind e të infektuarve në Zvicër që nga rasti i parë pozitiv në shkurt kanë qenë të moshës nën 40 vjeç, tregojnë statistikat.
Por njerëzit nën 40 janë në ditët e sotme duke llogaritur tri të katërtat e rasteve të reja, tha Kuster, sipas agjencisë kombëtare të lajmeve ATS të Zvicrës. /Albinfo.ch
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi Ambasada e Shqipërisë prezanton traditat kulinarie në Muajin e Frankofonisë... -
Erjon Tasholli, ylli i ardhshëm i futbollit evropian -
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios -
Gjermani
I jepet sot lamtumira e fundit 17-vjeçarit nga Kosova që vdiq pas aksidentit në Gjermani -
Londër
Kushtet e pasigurta të punës, shkaku kryesor i vdekjes së 19-vjeçarit shqiptar në Angli
Jeta në Austri
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmomë o vëlla se vdiqa”... -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit













