Lajme
Zvicra, e shqetësuar me rritjen e numrit të infektimeve
Shtimi i rasteve të reja në Zvicër rrit shqetësimin tek ekspertët shëndetësorë
Zyrtarët zviceranë kanë shprehur shqetësim për rritjen e infeksioneve të koronavirusit në Zvicër gjatë javëve të fundit. Të premten ishin 268 raste të konfirmuara, ndërkohë të shtunën 253 raste, të tretën ditë me radhë rastet ishin mbi 250 dhe se ky numër është shqetësuses, pasi që paraqet një valë të dytë të infektimeve, transmeton albinfo.ch.
Nuk është “e mundur të parashikohej se sa shpejt numri i të prekurve do të rritet përsëri”, deklaroi Patrick Mathys nga Zyra Federale për Shëndetin Publik (BAG).
Zvicra, e cila ka hequr shumë nga kufizimet e saj të bllokimit, ka regjistruar gjithsej 37,924 infektime me Covid-19 deri më tani, ndërsa 1715 njerëz kanë vdekur. Por, numri i infeksioneve ka filluar të rritet përsëri që nga java e fundit, duke shkaktuar shqetësime për një valë të dytë, transmeton albinfo.ch.
Situata ndërkombëtare gjithashtu nuk duket shumë optimiste, shtoi Mathys, i cili është drejtues i menaxhimit të krizave dhe bashkëpunimit ndërkombëtar në BAG. “Ka disa pika të nxehta në gjithë botën, ku rastet po shpërthejnë”. Ai përmendi Shtetet e Bashkuara, Brazilin dhe Rusinë në veçanti.
Situata në vendet fqinje të Zvicrës po shkaktonte shqetësim gjithashtu. /Albinfo.ch
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi Ambasada e Shqipërisë prezanton traditat kulinarie në Muajin e Frankofonisë... -
Erjon Tasholli, ylli i ardhshëm i futbollit evropian -
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios -
Gjermani
I jepet sot lamtumira e fundit 17-vjeçarit nga Kosova që vdiq pas aksidentit në Gjermani -
Londër
Kushtet e pasigurta të punës, shkaku kryesor i vdekjes së 19-vjeçarit shqiptar në Angli
Jeta në Austri
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmomë o vëlla se vdiqa”... -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit













