Bota
Zvicra, e para ndër katër “oazat” e sigurisë në botë
Edhe në Evropë ekzistojnë disa shtete me shkallë të ulët sigurie, dhe në mesin e tyre sipas ranglistës së Marsh janë: Bosnja, Kosova, Belloruisa, Ukraina dhe Moldavia
Zvicra është “oaza” më paqësore në botë. Veç saj, në gjithë globin janë vetëm edhe tre ”ishuj” në të cilët mbretëron paqja dhe siguria ngjashëm me Zvicrën. Ato janë: Norvegjia, Suedia dhe Singapori, ose më saktë, vetëm këto katër vende e kanë mbi 80 numrin e pikëve në ranglistën e përpiluar nga kompania e sigurimeve “Marsh”, shkruan watson.ch.
“Harta e rreziqeve” që pasqyron radhitjen e vendeve të botës sipas shkallës së sigurisë njeh edhe vende me gjithsej 20 pikë të sigurisë, transmeton albinfo.ch. Dhe ato janë shtetet si Sudani jugor (20.1) bashkë me disa shtete të tjera afrikane dhe shtetet si: Haiti, Jemeni, Siria.
Edhe në Evropë ekzistojnë disa shtete me shkallë të ulët sigurie, dhe në mesin e tyre sipas ranglistës së Marsh janë: Bosnja, Kosova, Belloruisa, Ukraina dhe Moldavia.
Në artikullin e publikuar, nuk figuron vlerësimi në shifra për shkallën e sigurisë në këto vende, por ajo që mund të shihet në hartën interaktive është se këto vende janë të ngjyrosura me ngjyrë të kuqe, ashtu sikur vendet tjera, të cilësuara si më të pasigurtat në botë.
Shkalla e stabilitetit, e shprehur në numra, e vendeve që janë në krye të ranglistës është si vijon: Zvicra, e para, me 82.8 pikë nga 100 të mundshmet, Norvegjia, 82.5, Singapori 81.1 dhe Suedia, 80.7 pikë.
Faktorët e rrezikut dhe jostabilitetit, Marsh i sheh në zgjedhjen president të Donald Trump-it në SHBA, në Brexit-in, në krizën e refugjatëve dhe në nacionalizmin në rritje.
E-Diaspora
-
Bern: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë Më 28 mars 2026, në ambientet e Ambasadës së Republikës së Kosovës në Bern, mbahet një... -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi -
Erjon Tasholli, ylli i ardhshëm i futbollit evropian -
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios
Jeta në Austri
-
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ Konferenca “Kosova në BE” në Parlamentin Austriak shënon 27 vjetorin e ndërhyrjes humanitare të NATO-s në... -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë












