Kosova
Zvicra e Gjermania investojnë miliona nē Kosovë
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, mori pjesë sot në përurimin e impiantit të ujërave të zeza në komunën e Gjakovës, ku tha se Kosova është në rrugën e duhur për të siguruar mbrojtjen e mjedisit dhe avancimin e projekteve të rëndësishme infrastrukturore.
“Ky është impianti i tretë, që si kryeministër po e inauguroj gjatë dy vjetëve të fundit, theksoi kryeministri Kurti, teksa dhe shtoi se partnerët zhvillimorë janë partnerë, jo vetëm për financimin e projekteve të këtilla, por edhe për përvojën dhe praktikat më të mira, që i sjellin tek ne nga vendet e tyre, për të operuar impiante të tilla, që janë akoma risi për neve”, tha Kurti.
Ai shprehu gjithashtu mirënjohjen e tij për bashkëpunimin me Republikën Federale të Gjermanisë dhe Konfederatën Zvicerane, duke përmendur që për këtë projekt, Banka Zhvillimore Gjermane KfW ka kontribuuar me 6 milionë euro, Qeveria zvicerane me 7.6 milionë euro, ndërsa komuna ka shtuar edhe 3.2 milionë euro.
Kryeministri Kurti shtoi më tutje se pas përurimit të impianteve të ujërave të zeza në Prizren, Pejë e Gjakovë, do të vazhdohet me punën për impiantin në Gjilan, që do të kushtojë 23 milionë euro, në Mitrovicë, për investim 40 milionësh dhe në Prishtinë, për projektet e impiantit dhe rrjetit të kanalizimit, që kap vlerën rreth 160 milionë euro.
“Me impiantet në Pejë, Gjakovë dhe Prizren, ne kemi arritur të trajtojmë rreth 11% të ujërave të ndotura në nivel vendi, nga 1% sa kishim në fillim të mandatit dhe Qeveria e Kosovës është e përkushtuar për ta avancuar edhe më shumë këtë sektor”, tha Kryeministri, duke shtuar më tutje se jemi gati për të filluar ndërtimin e tri impianteve të ujërave të ndotura në Mitrovicë, Gjilan dhe Ferizaj, së bashku me Bankën Evropiane për Zhvillim dhe kështu, synojmë që në 5 vjetët e ardhshme të kemi 7 kryeqendra me impiante.
Ai tha se sfidë e këtij projekti është kostoja për mirëmbajtjen dhe operimin e impiantit dhe se një nga shpenzimet më të mëdha për ujësjellësit është rryma elektrike. Prandaj, Qeveria është angazhuar dhe ka ndarë fonde, si dhe po negocion me partnerët zhvillimor, për të punuar në efiçiencën e energjisë.
Duke falënderuar stafin e KRU Gjakova për punën e palodhshme, të cilët arritën të arritën në kompletimin e kësaj vepre, Kryeministri Kurti tha se Qeveria e Kosovës synon të sigurojë që investimet në mjedis do të jenë të qëndrueshme dhe të përfitojë i gjithë komuniteti.
Pas fjalëve hyrëse dhe ceremonisë së përurimit, Kryeministri Kurti pa nga afër impiantin dhe punën që zhvillohet nga ky impiant.
E-Diaspora
-
Policia bastis një klub shqiptar për shkak të lojërave ilegale të fatit "Gjatë një kontrolli të plotë të individëve të pranishëm, zyrtarët e policisë kantonale gjetën një shkop... -
Rumani
Sopranoja Besa Llugiqi debuton në Operën Shtetërore të Bukureshtit -
Itali
Tragjedi në Itali, fqinji rrëfen si u gjetën të pajetë katër anëtarët e familjes shqiptare -
Kompania shqiptare mbulon Forumin në Davos me mbi 100 vetura luksoze -
Kosovë
Veshja tradicionale e Hasit të Prizrenit synon mbrojtjen nga UNESCO
Jeta në Austri
-
Raporti i Eurostat: Çmimet e shtëpive në BE janë rritur me 53% që nga viti 2010 Botimi i Eurostat-it “Strehimi në Evropë – Botimi 2025” tregon ndryshime të mëdha në kostot e... -
Austri: Këto cigare po bëhen më të shtrenjta -
Hendeku buxhetor i Vjenës për vitin 2025 u reduktua në 2.8 miliardë euro -
Studimi: Të rinjtë në Austri përdorin më pak mediat sociale, rritet përdorimi i chatbot-eve me inteligjencë artificiale -
Vjena planifikon shtëpi të mbyllura në grup për shkelësit e përsëritur nën moshën 14 vjeç











