Lajme
Zvicra drejt mbledhjes së nënshkrimeve në mënyrë digjitale
Parlamenti zviceran ka reaguar ndaj skandalit të falsifikimit të firmave dhe ka miratuar disa mocione që synojnë përparimin e mbledhjes digjitale të firmave për iniciativat dhe referendume. Mes masave të propozuara është edhe nisja e një projekti pilot në nivel kombëtar.
Çfarë do të ndryshojë në mënyrën e mbledhjes së firmave?
Aktualisht, firmat mblidhen në letër dhe verifikohen nga komunat përmes kontrollit të të dhënave personale dhe nënshkrimit. Ky sistem është i cenueshëm nga abuzimet siç u tregua në skandalin e falsifikimeve vitin e kaluar. Mocionet e reja kërkojnë:
Krijimin e një projekti pilot për të testuar mbledhjen digjitale.
Ndërtimin e bazave ligjore dhe teknike për implementim në shkallë të gjerë.
Si do të funksionojë mbledhja digjitale e firmave?
Firmat do të mund të verifikohen përmes një identiteti digjital (e-ID), që pritet të jetë i disponueshëm nga viti 2026 – nëse miratohet në referendumin e shtatorit. Identifikimi mund të bëhet edhe me numrin AHV ose skanimin e një dokumenti identifikimi. Përvoja e kantoneve si St. Gallen, që tashmë po zhvillon një platformë për mbledhje digjitale, do të shfrytëzohet në këtë proces.
A ka shqetësime për mbrojtjen e të dhënave?
Po, kundërshtarët kanë shqetësime për sigurinë. Por sipas përkrahësve të mocioneve, versioni digjital ofron më shumë siguri sesa mbledhja aktuale me letër. Zgjidhja do të jetë:
Efikase në përdorimin e të dhënave
E decentralizuar
Me kod burimor të hapur
Gjithashtu theksohet se, ndryshe nga votimi elektronik, fshehtësia e votës nuk luan rol në këtë rast, transmeton albinfo.ch.
Kush e përkrah dhe kush kundërshton?
Propozimi u përkrah nga shumica e partive SP, FDP, Partia e Qendrës, GLP, të Gjelbrit dhe EPP. Kundërshtime erdhën kryesisht nga SVP dhe disa përfaqësues të Partisë së Qendrës. Ata shprehën shqetësime për sigurinë dhe mundësinë që mbledhja më e lehtë të çojë në rritjen e iniciativave duke kërkuar më vonë rritje të numrit minimal të firmave të nevojshme.
A do të mbetet e mundur edhe mbledhja tradicionale në letër?
Po. Këshilli Federal ka insistuar që forma aktuale me letër të mbetet e mundur edhe në të ardhmen. Ky element u shtua nga komisioni përkatës i Këshillit Kombëtar, edhe pse nuk ishte parashikuar fillimisht.
E-Diaspora
-
Shqiptarët mbizotërojnë në punët fizike në Gjermani Të dhënat e Bruegel: Pjesa më e madhe e shqiptarëve në sektorë bazë... -
Kush e solli lahutën para OKB-së në Gjenevë -
Paralajmërim për partitë nga Ambasada Gjermane: Respektoni ligjin në diasporë -
Projektet ekskluzive Marigona Sun dhe Marigona Hill prezantohen në Zürich -
Fatjona Matraku, zë i kulturës shqiptare në Francë
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë










