Lajme
Zvicra do të votojë për dhurimin e organeve
Aktualisht, një person duhet të pranojë në mënyrë eksplicite dhurimin e organeve pas vdekjes. Por, ky sistem nuk arriti të gjente donatorë të mjaftueshëm, kështu që Parlamenti miratoi parimin e “pëlqimit të supozuar” në tetor 2021, njofton albinfo.ch.
Kjo do të thotë që çdo banor i rritur i Zvicrës do të konsiderohet automatikisht si dhurues organesh, përveç rastit kur ata kanë lënë udhëzime për të kundërtën, ose të afërmit nuk e kundërshtojnë heqjen mbi bazën se kjo respekton dëshirat e supozuara të të ndjerit.
Megjithatë, kundërshtarët e ligjit të ri mblodhën 64,000 nënshkrime (14,000 më shumë se sa kërkohet me ligj) kundër këtij rishikimi.
“Një ndryshim i tillë paradigme duhet t’u paraqitet njerëzve [për votim]”, tha Franziska Sprecher, anëtare e Komitetit të referendumit dhe profesoreshë e së drejtës në Universitetin e Bernës.
Ajo shtoi se ky legjislacion cenon të drejtën kushtetuese të çdo personi për integritet fizik dhe mendor, si dhe për vetëvendosje.
Votimi është caktuar për 15 maj. /Albinfo.ch
E-Diaspora
-
Bern: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë Më 28 mars 2026, në ambientet e Ambasadës së Republikës së Kosovës në Bern, mbahet një... -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi -
Erjon Tasholli, ylli i ardhshëm i futbollit evropian -
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios
Jeta në Austri
-
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ Konferenca “Kosova në BE” në Parlamentin Austriak shënon 27 vjetorin e ndërhyrjes humanitare të NATO-s në... -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë












