Lajme

Zvicra do të prezantojë pasaporta të reja

 

Seria e re e pasaportave zvicerane do të prezantohet më 31 tetor, njoftoi të hënën Policia Federale (Fedpol), përcjell albinfo.ch.

Dokumentet e reja do të kenë një dizajn të ri dhe veçori të përditësuara sigurie.

Seria e re përfshin pasaportën e zakonshme, pasaportën diplomatike, pasaportën e shërbimit, dokumentin e udhëtimit (pasaportën e refugjatit) dhe pasaportën për të huajt që jetojnë në Zvicër.

Të gjitha dokumentet e identitetit të lëshuara deri më sot mbeten të vlefshme deri në datën e skadencës. /Albinfo.ch