Kriza në Ukrainë
Zvicra do të ndërpresë ndihmat sociale për refugjatët ukrainas që kanë pasuri
Ashtu si me personat e pranuar përkohësisht nga vendet e tjera, tani, në llogaritje përfshihen asetet ekzistuese të tyre, në Ukrainë dhe në Zvicër
Deri më tani, rreth 60,000 njerëz të ikur nga Ukraina kanë ardhur në Zvicër, ku u është dhënë statusi i mbrojtjes S, transmeton albinfo.ch. Ky status supozon kthimin e tyre në atdhe, sapo të përfundojë lufta.
Për këtë arsye, konferenca e SODK-së e drejtorëve social kantonal pati vendosur rregulla të veçanta për ta sa i përket marrjes së ndihmës sociale për gjashtë muajt e parë pas shpërthimit të luftës.
Tani e tutje do të merren parasysh pasuritë që kanë refugjatët ukrainas
Në rastin e njerëzve nga Ukraina, asetet si bizhuteritë, makinat, por edhe pasuritë bankare apo pasuritë e paluajtshme në vendin e tyre nuk merreshin parasysh kur vendosej e drejta e tyre për ndihmë sociale.
Kjo është në kontrast me refugjatët e pranuar përkohësisht nga vendet e tjera, shkruan srf.ch. Kështu, deri më tani, edhe refugjatët e pasur nga Ukraina kanë pasur të drejtë të marrin ndihmë sociale.
Kjo, sigurisht ka çuar në pakënaqësi në rritje, shpjegon Sekretarja e Përgjithshme e SODK-së, Gaby Szöllösy: “Ne vumë re se kishte një numër të caktuar të kritikave publike për trajtimin e ndryshëm të të refugjatëve nga Ukraina, transmeton albinfo.ch. Kjo është arsyeja pse Bordi ynë i Drejtorëve diskutoi opsione të ndryshme se si duhet të marrim parasysh në të ardhmen të ardhurat dhe pasuritë e njerëzve që kanë nevojë për mbrojtje (personave me status S)”.
Si hap i parë, bordi i SODK-së tani ka vendosur të shtrëngojë kriteret për marrjen e ndihmës sociale, sa i përket tërheqjes së parave nga Ukraina.
Rregulli i ri është: “Nëse personat me status S tërheqin fonde nga llogaritë bankare ose asete të tjera në Ukrainë, këto duhet të llogariten në të ardhurat e tyre këtu”.
Përjashtimi i vetëm: makina
Po ashtu, edhe pasuritë më të mëdha të tyre që gjenden në Zvicër, duhet të llogariten përsëri. Kjo rrit ndjeshëm pengesën për marrjen e ndihmës sociale nga refugjatët e pasur.
Një përjashtim, megjithatë, duhet të mbetet për momentin: makina, transmeton albinfo.ch. “Makina u shërben ukrainasve në rrugën e tyre në shtëpi kur duan të kthehen. Nuk është e volitshme nëse tani i detyrojmë ta shesin këtë makinë”, thotë Szöllösy.
Megjithatë, kjo vlen vetëm deri në fund të vitit. Rekomandimet e reja se si të veprohet me automjetet dhe asetet e tjera si bizhuteritë pritet të jenë të disponueshme në fund të vjeshtës.
Të ngjashme
Të tjera nga Kriza në Ukrainë
E-Diaspora
-
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios E reja kosovare përfundon me sukses studimet në Universitetin e Tokios, duke u shndërruar në një... -
Gjermani
I jepet sot lamtumira e fundit 17-vjeçarit nga Kosova që vdiq pas aksidentit në Gjermani -
Londër
Kushtet e pasigurta të punës, shkaku kryesor i vdekjes së 19-vjeçarit shqiptar në Angli -
Erdhi për pushime në Kosovë, mërgimtari vritet nga e dashura -
Gjermani
Gjermani: Ndërron jetë 3-vjeçari nga Kosova pas rënies në lum
Jeta në Austri
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmomë o vëlla se vdiqa”... -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit













