Shkurt.ch
Zvicra do të ndalojë firmat që angazhojnë mercenarë
Këshilli Federal i Zvicrës ka këmbëngulur në planin e tij për të ndaluar kompanitë që bëjnë angazhimin e ushtarëve me pagesë (mercenarëve). Pas përfundimit të procedimit, të këtij plani, qeveria ka angazhuar departamentin për çështje juridike dhe polici që deri në fund të vitit të përpunojë planin për këtë ndalim.
Në projektligjin e planifikuar parashihet që firmat private të cilat ofrojnë nga Zvicra shërbime sigurimi, ta kenë të ndaluar pjesëmarrjen në konfliktet e armatosura.
Veç kësaj, në të ardhmen firmat e sigurisë, me seli në Zvicër, nëse duan të punojnë jashtë vendit duhet të paraqiten te autoritetet përkatëse, në mënyrë që aktivitetet e tyre të mund të mbikëqyren.
Nga fundi i vitit 2010 në Zvicër ekzistonin 20 firma të tilla që ofronin shërbime sigurimi.
Të tjera nga Shkurt.ch
E-Diaspora
-
Kosova dhe Shqipëria në krye të kërkesave për bashkim familjar në Gjermani Pavarësisht shtrëngimit të politikave të imigracionit në Gjermani, qytetarët nga Kosova dhe Shqipëria mbeten ndër aplikuesit... -
Mbi 18 mijë votues nga Zvicra për zgjedhjet në Kosovë -
Leyla Ibrahimi-Salahi uron udhëtarët: “Na pret një 2026 plot risi” -
Traditë shqiptare e Krishtlindjes që ndriçon një lagje zvicerane -
Fehmi Mahalla: Nga Ferizaj në Lozanë, kampion dhe trajner i kampionëve
Jeta në Austri
-
Ekspertët kosovarë që shkëlqejnë në Evropë: Dr. MDSc Genc Zenunaj pjesë e rastit të parë “Guided Quad Zygoma” LUMC, Holandë Në Departamentin e Kirurgjisë Maksillofaciale në LUMC u krye me sukses ndërhyrja e parë “Guided Quad... -
Vjenë: Procesi i votimit në ambasadë po vazhdon në mënyrë të rregullt -
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026










