Lajme
Zvicra do të mbledhë të dhëna për pasagjerët për fluturimet nga vendet joanëtare të BE-së
Zvicra ka konfirmuar se do të mbledhë të dhëna të avancuara të pasagjerëve për fluturimet nga vendet jo anëtare të BE-së, si pjesë e rregullave të BE-së që synojnë parandalimin e hyrjes së paligjshme në zonën Shengen.
Në një lëvizje që synon të parandalojë imigracionin e paligjshëm, qeveria zvicerane ka miratuar rregullat e reja të BE-së për transmetimin paraprak të të dhënave të pasagjerëve, njoftoi Këshilli Federal, transmeton albinfo.ch.
“Në mbledhjen e tij më 15 janar, Këshilli Federal dha dritën jeshile, me miratimin e parlamentit, dhe udhëzoi Departamentin Federal të Drejtësisë dhe Policisë (FDJP) të përgatisë ndryshimet e nevojshme legjislative,” tha këshilli në një njoftim për shtyp, shkruan thelocal.
Kjo do të thotë se informacioni nga të gjitha fluturimet me origjinë nga shtetet jo-BE / EFTA – duke përfshirë Mbretërinë e Bashkuar dhe Amerikën e Veriut – për në Zvicër në të ardhmen do të mblidhen automatikisht dhe do t’u transmetohen autoriteteve kufitare.
Sipas Këshillit Federal, masa “do ta bëjë më të lehtë identifikimin e pasagjerëve ajror që po përpiqen të hyjnë ilegalisht në zonën Shengen ose që ka të ngjarë të rrezikojnë sigurinë”.
“Dispozitat e mbrojtjes së të dhënave do të përshtaten për këtë qëllim. Përveç kësaj, do të krijohet një autoritet i ri kombëtar mbikëqyrës dhe sanksionet kundër linjave ajrore që nuk respektojnë detyrimet e tyre do të ashpërsohen,” tha ai.
Për sa i përket afateve për masën e re, BE do të zhvillojë zgjidhjen teknike për mbledhjen e të dhënave deri në fund të vitit 2028.
Shtetet e Shengenit, përfshirë Zvicrën, si dhe linjat ajrore do të kenë më pas dy vjet për të testuar sistemin e zhvilluar dhe për të përshtatur ndryshimet, të cilat do të bëhen të detyrueshme nga viti 2031.
E-Diaspora
-
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 Zëri i saj ndërthur traditën shqiptare me universin bashkëkohor të xhazit. Albinfo.ch shpall Elina Dunin Personalitet... -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan -
Kurti sot, Abdixhiku nesër: takime në Zvicër për të kërkuar votat e mërgatës -
Vonesë në votimin me postë për diasporën -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë











